Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho i ftuar në Vizion Plus

Politikë

Deputeti demokrat vlerëson Veliajn: Bashkitë e tjera të marrin shembull nga Tirana

10 Prill 2018, 18:27| Përditesimi: 10 Prill 2018, 18:42

  • Share

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, ishte i ftuar në Vizion Plus, ku ka folur e diskutuar në lidhje me biznesin dhe nivelin e taksave në Shqipëri. Gjatë bisedës, Spaho çuditërisht përmendi dhe vlerësoi Krybashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn për punën e bërë nga ana e tij në Tiranë, si dhe miradministrimin e të ardhurave të qytetit.

Pavarësisht bindjeve politike të tyre të kundërta duket se modeli i kryebashkiakut Erion Veliaj ka bindur edhe vetë të djathtët se ai është personi i duhur për të mirëmenaxhuar punën në Tiranë. Por nga ana tjetër, Spaho deklaroi e kërkoi që ky model të ndiqet dhe nga bashkitë e tjera në Shqipëri.

Banesat para ‘93 tatohen më pak, pas ‘93 tatohen diçka më shumë. Kjo është e ndarë sipas zonave. Pra sistemi është vleror, vetëm masa e vlerës, Kjo taksë nuk mblidhet më shumë se 30 për qind. Pra, ajo që duhet të bëjmë ne është të mos rrisim taksën, por të përmirësojmë administrimin. Shumë mirë u bë në Tiranë që u fut me faturën e ujit, dhe po mblidhet. Të shtrihet kjo dhe në bashkitë e tjera. Dhe të mblidhet ky nivel që është sot, që i përgjigjet nivelit ekonomik të familjeve shqiptare./Dita/

Edmond Spaho

Komento

Komente

  • Pdisti: 11/04/2018 12:45

    Asnjehere nuk nenvlefsohen figura pozitive per te miren e shqipetareve shpresojme qe Erioni te mare frenat e PS dhe ta shohim si kryeminister

    Përgjigju
  • ore: 10/04/2018 19:12

    Si ka mundesi qe nje opozitare,bile kryetare i grupit parlamentare te vleresoje punen e Erjon Velise.shihni kur ta çojne ne psikiatri?per ta kontrodhuar a eshte normal ky deputet ,qe vlerson punen e nje armiku te partise se tije qe per 4 vite veç shpifje-shpifje ndaj ketij punetori qe po e vleresojne shum pesonalitete boterore.Ky eshte Lali ERI i fiqeve qe demokratet mundohen ta injorojne se bashku me paliaqot e emisionit STOP ne tv Klan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?