Opinion
Periferi

Deputeti dhe deputetja që do të donim në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 majit 2025

13 Mars, 17:22| Përditesimi: 13 Mars, 17:27

  • Share

Partitë shqiptare që do të konkurrojnë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit shpallën listat e tyre me kandidatët për deputetë. Ashtu siç pritej, ka shumë prej tyre që i njohim, i kemi parë në veprim dhe dimë si punojnë dhe çfarë bëjnë. Të rinj të suksesshëm në fusha të ndryshme të jetës, janë gjithashtu të pranishëm në listat e partive që konkurrojnë. Nuk e dimë se si do të bëjnë politikë, por ua urojmë më të mirën.

Të jesh deputet në Kuvendin e nesërm të Shqipërisë duhet të konsiderohet një privilegj i rrallë, një mundësi e jashtëzakonshme ku cilido të shpalosë më të mirën e vet, për të bërë të mirën e përbashkët.

Do të jetë Kuvendi që do ta afrojë akoma më afër Shqipërinë me Europën, familje ku e shohim përditë e më shumë veten pjesë, familje që e bën dallimin për integritetin dhe bagazhin kulturor dhe demokratik me pjesën tjetër të botës. Një deputet nuk duhet të jetë një njeri perfekt por mund të synojë, studiojë dhe dëshirojë të jetë i/e përkryer; një supergrua, apo një superburrë, që duhet të synojnë të mbartin disa karakteristika bazë, pa të cilat, e ardhmja mund të rezultojë një vrimë në ujë. Atëherë si duhet të jetë një deputet/e i/e përkryer për Shqipërinë e 11 majit 2025? Çfarë cilësish duhet të ketë? Me siguri, duhet të jetë një figurë që kombinon kompetencën, etikën dhe afërsinë me qytetarët, në një kontekst politik gjithnjë e më kompleks dhe të ndërlidhur:  

Kompetencë dhe përgatitje - Njohuri mbi legjislacionin; duhet të kuptojë thellësisht ligjet, Kushtetutën dhe funksionimin e institucioneve.

Eksperiencë ose formim specifik – Nuk është e nevojshme të jetë jurist apo ekonomist, por duhet të ketë baza të forta në fushat kryesore për punën e tij/saj (e drejta, ekonomia, marrëdhëniet ndërkombëtare etj.).

Aftësi analitike dhe vizion strategjik – Duhet të dijë të interpretojë të dhëna, statistika dhe tendenca për të propozuar ligje efektive dhe afatgjata.

Ndërgjegje dhe moral – Duhet të jetë imun ndaj korrupsionit, konflikteve të interesit dhe klientelizmit.

Transparencë në vendimmarrje – Duhet të japë llogari për zgjedhjet e tij politike, duke publikuar shpenzimet dhe aktivitetet.

Koherencë mes fjalëve dhe veprimeve – Nuk duhet të jetë populist që premton pa mbajtur fjalën, por një politikan që vepron me përkushtim dhe ndershmëri.

Dëgjim aktiv – Duhet të ketë një dialog të vazhdueshëm me qytetarët, duke dëgjuar nevojat reale dhe jo vetëm ato të filtruara nga mediat.

Prani në terren – Nuk duhet të jetë vetëm një politikan/e që shfaqet në debate televizive, por dikush që jeton dhe kupton realitetet lokale.

Qasje e thjeshtë dhe komunikim i qartë – Duhet të dijë të shpjegojë veprimet e tij/saj në mënyrë të kuptueshme për të gjithë, duke përdorur edhe rrjetet sociale në mënyrë të përgjegjshme.

Puna në ekip – Duhet të jetë i aftë të bashkëpunojë me deputetë të tjerë, madje edhe nga parti të ndryshme, për të mirën e përbashkët.

Mendim kritik dhe pavarësi – Nuk duhet të jetë thjesht një zbatues i urdhrave të partisë, por të ketë vizionin dhe guximin për të kundërshtuar kur është e nevojshme.

Menaxhimi i krizave – Duhet të dijë të përballet me situata të vështira me qetësi dhe pragmatizëm.

Ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmëria – Duhet të ketë një vizion afatgjatë mbi politikat mjedisore.

Inovacioni dhe dixhitalizimi – Duhet të kuptojë rëndësinë e teknologjisë dhe transformimit dixhital për të ardhmen e vendit.

Përfshirja dhe të drejtat civile – Duhet të përfaqësojë një shoqëri gjithnjë e më të larmishme, duke mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Deputeti apo deputetja i/e përkryer i ditëve të sotme nuk duhet të jetë vetëm një ligjvënës, por edhe një ndërmjetës mes institucioneve dhe qytetarëve, i/e aftë të bashkojë etikën, kompetencën dhe pragmatizmin. Ai/Ajo duhet të punojë për të mirën e përbashkët, duke kapërcyer interesat partiake dhe duke ruajtur gjithmonë një marrëdhënie transparente me ata që e kanë zgjedhur.

Ndoshta këto karakteristika nuk i kemi parë në vite nga shumë ligjvënës të Kuvendit të Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë, që bashkë me Shqipërinë të përmirësohemi të gjithë. Edhe deputetët mund t’i kemi përherë e më të mirë.

Rroga dhe karrigia e Kuvendit të Shqipërisë duhet të shndërrohet prej tyre, pas 11 majit 2025, në shkopin magjik që mund të realizojë kryeveprën e jetës së dhe njëkohësisht, të mirën e Shqipërisë. Të gjitha sa më sipër, nuk janë detyra aq të vështira për t'u realizuar nëse ekziston vullneti i mirë.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 14/03/2025 15:45

    Si ka thene i paharruari albanologu Robert Elsie mbi shqiptaret:Nje popull qe nuk eshte ne gjendje te beje ndryshim politik ne favor te vet!Dhe deri tani ne kete dite kjo qendron!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?