Postimi i deputetit Erjon Braçe gjatë protestës
Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar sot në mbrëmje pas pamjeve të dhunshme të protestës së opozitës, duke djegur dhe shkatërruar gjithçka nga rruga tek godinat institucioneve në vend.
Ligjvënësi theksoi se “populli i braktisi edhe një herë, si përherë”.
Braçe nënvizon se “ata kanë ndryshuar”, nga “përdorimi i armëve të zjarrit vdekjeprurëse, tek orca vdekjeprurëse e molotovit” ndaj shërbyesve të shtetit.
Postimi i plotë i deputetoit Erjon Braçe:
"Këta janë, kaq janë. Populli i braktisi edhe një herë, si përherë!
A ka ndryshim? Mbase: Nga përdorimi i forcës vdekjeprurëse të shtetit përmes armëve të zjarrit kundër protestuesve, tek përdorimi i dhunës vdekjeprurëse përmes armës vrasëse Molotov, kundër shërbyesve të shtetit.
Milicia fashiste u katandis kështu. Ora 20:11, kaq janë!! Një orë e pak krim I konsumuar publikisht, sy e faqe njerëzve dhe kamerave të medias. Provë më të qartë nuk ka! E reja? Sulmi me zjarr për të djegur selinë e Partisë më të madhe në vend! Kjo milici ka tashmë dy precedentë të tmerrshëm kriminale me Partinë Socialiste; ka përdorur forcën vdekjeprurëse përmes armëve, duke vrarë e plagosur të paktën 12 njerëz të saj; ka përdorur dhunën përmes armëve Molotov për të djegur selinë e Partisë Socialiste! Çdo kufi ligjor është kapercyer!
Nëse ky vend ka Prokurori-institucion roje i ligjit dhe ndjekjes penale për shkelje të tij, duhet të bëjnë detyrën Kushtetuese! Përndryshe pandëshkueshmëria në këtë nivel, legjitimon shkeljen e ligjit nga cilido!”.
