Deputetët socialistë vijojnë takimet me diasporën. Florenc Spaho, i zgjedhur i Qarkut Elbasan pati një takim me diasporën në Pisa, Itali ku kishte veshur një bluzë ku ishte stampuar “PS Diaspora voton Edi Ramën”. bashkangjitur dhe linkun e faqes së KQZ.
“Diaspora është zemra e kombit tonë jashtë kufijve dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet,” deklaroi Spaho në fjalën e tij, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së shqiptarëve jashtë vendit në vendimmarrjen politike.
Takimi në Pisa të Italisë shënoi një moment kyç në fushatën për fuqizimin e votës së diasporës.
Komente
