TIRANË- Partia Demokratike me në krye Sali Berishën rrezikon të izolohet jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Europë. Qëndrimi i qartë vjen nga Partia më e madhe simotër e demokratëve, CDU gjermane e cila mbylli përfundimisht derën e bashkëpunimit me Berishën.
Pas deklaratës së deputetit kristiandemokrat, Gunther Krichbaum edhe Kryeraportuesi për Shqipërinë në Bundestag Peter Beyer tha sot nga Tirana se nuk mund të dalin kundër aleatëve me të mëdhenj të tyre SHBA, e për rrjedhojë nuk mund të bashkëpunojnë me një person të shpallur non grata.
"Argumenti i tretë ka qenë edhe partia simotër e CDU dhe PPE, për partinë opozitare, ka qenë biseda për të identifikuar situatën, nuk jam këtu për të folur në mënyrë publike dhe zyrtare për të marrë anë brenda grupimeve, por dua dhe jo vetëm por këtë arsye por edhe për faktin se aletatët tanë kanë të njëjtin këndvështrim si ne në gjermani, për një person që është i shpallu non grata edhe ne e kemi të vështrië të përfytyrojmë një bashkëpunim në të ardhmen", tha ai.
I pyetur nga gazetarët se cilën Parti Demokratike njeh CDU-ja gjermane, Beyer u shpreh se nuk i interesojnë emrat apo figurat, por vetëm niveli i përfaqësimit dhe seriozitetit që PD tregon ndaj atyre që e kanë votuar.
“Atëherë këtu po reagoj menjëherë. Për mua nuk janë personat shumë të rëndësishëm. Ne si CDU kemi interes të kemi një PD të fortë. PD është partia opozitare ka një përgjegjësi të madhe për të bërë opozitën në parlament. Kjo duhet të realizohet nga PD që ka përfaqësues të popullit. Më interesojnë pak figurat e veçantë. Më shumë më intereson forcimi i partisë. Ky është qëndrimi ynë si CDU/CSU”, tha ai.
Një reagim pati edhe nga deputeti demokrat Gazment Bardhi, i cili përmes një postimi në 'Twitter' i drejtohet Berishës duke i thënë se e ka futur partinë në rrugë pa krye dhe po e izolon atë ndërkmbëtarisht.
Në konferencën për shtyp, Beyer u ndal edhe në çeljen e negociatave, ku tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet, ndonëse rruga përpara është e gjatë. Ai i bëri thirrje Bullgarisë që të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi vendi ynë nuk mund të mbetet ngërç i kësaj situate, Në të kundërt, Beyer mbështet ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia.
Ndalur në nismën ‘Open Balkan’, deputeti gjerman tha se i mbështesin nismat rajonale, por theksoi se duhet të jetë vijimësi e Procesit të Berlinit.
Deputeti i Bundestagut gjerman, njëherësh kryeraportues për Shqipërinë në Komisionin e jashtëm të grupit të CDU/CSU zhvilloi një vizitë 3 ditore në Shqipëri duke takuar krerët më të lartë të politikës Presidentin në detyrë Ilir Metën, kryeministrin Rama, por edhe përfaqësuesit e PD, Jorida Tabakun e Belind Këlliçin.
Kryeraportuesi për Shqipërinë në Bundestag Peter Beyer i ka bërë thirrje Bullgarisë të heq veton e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut. Beyer ka mbështetur ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, pasi sipas tij vendi ynë nuk ka përse të mbetet peng i këtij ngërçi.
“Përshëndesim hapat e arrira deri tani nga Shqipëria. Kemi një situatë të turpshme për BE në atë që po ndodh me Bullgarinë. Shqipëria s’duhet të vuaj në këtë proces, ka ardhur momenti të zhbllokohet kjo situatë dhe për këtë i bëj thirrje Bullgarisë të tërheq këtë Bllokadë. Të ndajmë rrugën e Shqipërisë nga jo e Maqedonisë.
Deputeti gjerman Peter Beyer ka thënë se i mbështesin iniciativat që kanë si fokus kryesor bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Ai theksoi se ‘Open Balkan’ duhet të jetë vijimësi e Procesit të Berlinit dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse të kenë pozita të barabarta.
“Në bazë të bisedave të mia jo vetëm gjatë ditëve të fundit në Tiranë, por edhe gjatë bisedave me miqtë e mi përtej atlantikut mendoj se nëse nisma Ballkani i haur bëhet me transparencë me një thelb të qartë dhe pozita të barabarta mund të sjellë përparim pasi bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, kjo është një gjë që ne duam ta mbështesim gjithmonë nëse zhvillohet në mënyrën e duhur në vijimësi si të Procesit të Berlinit. Mendoj se është më mirë të jesh brenda procesit sesa jashtë, asnjë vend nuk duhet që të dominojë procesin e Ballkanit të Hapur, vendet duhet të jenë në pozita të barabarta”, tha ai.