Deputeti gjerman Krichbaum mbështeti SPAK, Berisha: Do ta çoj në gjyq, tha trillime

28 Tetor 2023, 15:56| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 17:51

  • Share

1698490621_saliberisha.jpg

Deklaratave të forta të deputetit gjerman, Krichbaum në mbështetje të SPAK, ish kryeministri Sali Berisha iu përgjigj se do të hapte një proces gjyqësor ndaj tij.

Edhe pse Krichbaum e bëri të qartë se foli në emër të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ku është zëdhënës për çështjet evropiane, Berisha tha se përballjen do të ketë kundër deputetit personalisht, pasi sipas tij po dezinformon shqiptarët.

‘Mua më vjen shumë keq që them këto fjalë, por e siguroj presidentin e Bundestagut, siguroj miqtë e mi në Bundestag se ruaj respektin më të madh për atë institucion, për kontributin e atij institucioni. Por Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por unë e garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. E para njëherë, ai nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit, e them me dhimbje këtë fjalë, se kur ligji bazë i Gjermanisë, ka një nen i cili quhet neni 46, i cili shkruan se asnjë njeri, as arrestim dhe as kufizim lirie nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa autorizimin e parlamentit. I them Gunther Krichbaum, merr po deshe, meqenëse në aparancë paraqitesh si luftëtar i antikorrupsionit, provojë iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha në hetim për korrupsion/ Deputeti gjerman, Krichbaum: Rëndojnë akuza të rënda! SPAK po lufton të paprekshmit, duhet mbrojtur jo sulmuar


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?