Edi Rama dhe Gunther Krichbaum

Politikë
Top 24

Deputeti gjerman: Shqipëria nuk është gati për negociatat, ia thashë edhe Ramës

26 Prill 2018, 15:47| Përditesimi: 26 Prill 2018, 16:00

  • Share

Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum përmes një statusi në Facebook shprehet se i ka thënë kryeministrit shqiptar Edi Rama dje se kërkesa për hapjen e negociatave është e parakohshme. Sipas, Gunther Krichbaum reformat e ndërmarra nga Shqipëria nuk janë të mjaftueshme.

Dje kam takuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bundestag. Personalisht i kam thënë atij se unë mendoj se hapja e negociatave të pranimit në BE është e parakohshme në këtë fazë. Reformat e nisura ende nuk janë të mjaftueshme

Gunther Krichbaum

Gjatë qëndrimit në Gjermani në vizitën dy ditore kryeministri shqiptar zhvilloi një takim me Merkel, ndërsa u zhvillua një seancë edhe në Komisionin parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman, që drejtohet pikërisht nga Gunther Krichbaum.

Gunther Krichbaum është deputet i partisë së kancelares Angela Merkel, prej vitesh kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag.

Deklaratat e Gunther Krichbaum kundër Shqipërisë janë bërë shkak për disa përplasje mes Ramës dhe Bashës në Tiranë.  Pak ditë më parë Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se me paratë e krimit, drogës e korrupsionit po financon në media një fushatë akuzash dhe shpifjesh kundër Gunther Krichbaum.

Rama reagoi duke i kërkuar Bashës që të mos hedhë baltë mbi Shqipërinë deri në qershor kur pritet vendimi për negociatat. 

Komento

Komente

  • Labi: 26/04/2018 17:23

    O basha Po u be ky gjermani jot penges Per hapejen e negociatave fisi Ime e ka nje jete q voton pd dhe shoqeria q voton pd Nuk do ta votoj m kur pd ta dish Kete gje Eren tjeter n votime sdo kesh me as 5 deputet n parlament do shkruhesh și părți Po dole kunder interesat e shqiptarve

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 26/04/2018 16:58

    Naziskini Krriçbaun bashkepunim me vraesesin e hajdutin Luluq, pengojne integrimin. Itegrimi real fillon kur Luluqi qe ka breg kalamoni ala te jete ne bango te te aakuzuarve si vrases i 4 personave, per korrupsion, pervetsues i 220 milion euro si hajdut, atehere Krriçbaun do jape mendim pozitiv.

    Përgjigju
  • Edi: 26/04/2018 16:31

    Edi eshte njesh. O zoti Gjerman i frymezuar nga Lulushi yne,nuk eshte kur heret per tu pregatitur per te mbajtur mbi shpatulla nje peshe te rende Po tju sqaronte Lulushi yne juve sa e rendesishme eshte per Shqiptaret me siguri do te mbanit qendrim me dashamires....

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 26/04/2018 16:29

    O Edi Rama mos u mer me ktë flliqësirën Gjermane me kte gunter plera kirschbaum. Tregoi venin këti ndyrsire e mbro dinjitetin Shqiptar. Ky maskara është me lul kriminelin hajdut shal ngjit . Si mendoni ju se ky fundërin se njef kush është luli pk ky ka mush xhepin me eurot e lulit që ka vjedh te ruga kombit e ky bën politikën e lul hajdutit pa dipllom .

    Përgjigju
  • blenard: 26/04/2018 16:23

    maje mend Zoti basha po u be penges ky palacio vetem per hapjen e negociatave cdo te gjej me vote e me gjith te tjerat

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 26/04/2018 16:22

    Po nuk u kapen te gjithe hajdutet kriminelet dhe ata qe i dalin ne mbrojtje atyre jo ne 2020 por as ne vitin 2220 s Shqiperia nuk anyaresohet ne BE

    Përgjigju
  • Ai Cuni Nga Cakrani: 26/04/2018 16:19

    po e qarte , konteksti kuptohet, rrasni brenda Bashen per 21 janarin dhe per rrugen e Kombit dhe te shohim cfare do te thote Kricbaumi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?