Deputeti Halit Valteri kërkon mbledhje urgjente të komisionit hetimor: Të shkarkohet menjëherë Ilir Meta

20 Nëntor 2019, 11:52| Përditesimi: 20 Nëntor 2019, 11:54

  • Share

Deputeti Halit Valteri, anëtar i komisionit hetimor për kontrollin e veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta në raport me zgjedhjet e 30 qershorit, kërkon zhvillimin e një mbledhje urgjente të këtij komisioni, për të finalizuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, për shkelje të Kushtetutës me dekretimin e dy datave për një palë zgjedhje, shkelje e cila sipas tij u konfirmua edhe nga Komisioni i Venecias. Deputeti Valteri tha për Shqiptarja.com se komisioni hetimor duhet të respektojë detyrën që i ka caktuar Kuvendi i Shqipërisë dhe opinionin e Komisionit të Venecias, duke shkarkuar sa më parë nga detyra Presidentin Ilir Meta, i cili sipas tij, po vijon të ndërmarrë shkelje të tjera të rënda, siç janë manovrat e tij me dublimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Kërkoj urgjentisht mbledhjen e komisionit hetimor për finalizuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Nuk ka asnjë arsye pse të zvarritet veprimtaria e komisionit. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë tallje. Komisioni duhet të çojë deri në fund detyrën që i ka caktuar Kuvendi me vendim nr. 84/2019. Komisioni i Venecias është shprehur shumë qartë që Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat, duke deklaruat dy data për një palë zgjedhje. Komisionit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të respektojë këtë opinion dhe të shkarkojë nga detyra Presidentin Ilir Meta, i cili po ndërmerr aktet të tjera të rënda antikushtetuese, siç janë manovrat e fundit me dublimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ne duhet t’i kalojmë sa më parë vendimin e shkarkimit Kuvendit. I takon Kuvendit më pas nëse e voton apo jo vendimin e komisionit hetimor. Më pas do të vendosë Gjykata Kushtetuese për fatin e Presidentit”, u shpreh Valteri.

Deputeti Valteri shpreh dyshime të forta se mazhoranca po e zvarrit komisionin për shkarkimin e Metës, për shkak të pasigurisë së votave. “Duhet t’i japim fund mungesës së seriozitetit me komisionet hetimore. Ulsi Manja ka frikë ta mbledhë komisionin hetimor dhe ta çojë përpara këtë proces. Unë mendoj se mazhoranca nuk është e sigurt nëse i ka votat e domosdoshme për shkarkimin e Metës në Kuvend, ndaj po e zvarrit komisionin”, tha ai. Ndërkaq, në seancën e fundit plenare, kryeministri Edi Rama i dha një mesazh të qartë kryetarit të komisionit hetimor Ulsi Manja, teka tha se “Besoj se komisioni ad-hoc, i ngritur për shkarkimin e Ilir Metës, duhet ta konsiderojë shumë seriozisht edhe paketën e rekomandimeve për Kuvendin, ashtu sikundër në dritën e kësaj ngjarjeje të re, Komisioni i Ligjeve dhe gjithë deputetët duhet të kontribuojnë për të riardhur këtu në Kuvend, më shpejt se vonë dhe për të votuar këtu neutralizimin e akteve të Presidentit, e akteve antikushtetuese dhe antiligjore”. Megjithatë, komisioni vijon të mos mblidhet.

Komento

Komente

  • zana: 20/11/2019 18:58

    AMIN O VALTERO...

    Përgjigju
  • tironci: 20/11/2019 18:03

    ahh medet ku ka ra parlamenti , te ngelin vendimet ne dore te ketij , ti je pozite apo opozite o nja tjeta,

    Përgjigju
  • O tej: 20/11/2019 17:02

    Meta jo vetem duhet shkarkuar por dhe duhet denuar pasuria duhet konfiskuar dhe ta pshurrin qente e rruges pastaj

    Përgjigju
  • ANNA: 20/11/2019 13:01

    TE LUMTE O DJALE POR KUSH TE DEGJON PANDELI MAJKO QE NUK ESHTE AS MISH AS PESHK APO TE TJETER FRIKACAKE

    Përgjigju
  • Bekim: 20/11/2019 12:49

    Ahahahhahahah...deputeti halit valteri....mos mor burr sa titull te madh te kane varur ne qafe. Gallate e madhe eshte kthyher ky vend

    Përgjigju
    • Dory: 20/11/2019 13:35

      Ka folur sakte cfare ste pelqen ty? Apo pse eshte kunder Bashes e berishes?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?