Aleksandër Vulin

Deputeti i Kosovës: Aleksandar Vulin ishte në Kosovë kur ndodhi sulmi në Banjskë

26 Dhjetor 2023, 11:05| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 11:07

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, deklaroi së fundmi se ditën që ndodhi sulmi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës nga terroristët serb, edhe shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, ndodhej në Kosovë.

“Vulin, ish-shefi i shërbimeve sekrete serbe ishte në Banjskë, ishte në veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha, por diplomacia funksionon pak më ndryshe prej ne që mendojmë, por ai u detyrua të japë dorëheqje në Serbi. Ai ishte në Kosovë gjatë sulmit në Banjskë”, tha deputeti i PDK-së.

Haliti ka thënë se ndërkombëtarët janë në dijeni që Vulin ndodhej atje në atë periudhë kohore.

“Ndërkombëtarët e dinë që Vulin ka qenë atje në atë periudhë…Vetë fakti që s’po bëhet raporti për atë që ka ndodhë në veriun e Kosovës flet që demokracia është duke vepruar me qëllim që disa çështje të heshten dhe raportet e bisedimet të shkojnë në përmbyllje të kësaj situate”, tha deputeti i PDK-së.

Haliti është shprehur se duhet të ndiqet rruga diplomatike.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?