Takimi i fundit mes Kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë përfundoi pa sukses. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rustemi i ftuar në Report Tv ka hedhur akuza ndaj Miroslav Lajçak, të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti i LVV-së thotë se Lajçak ka qasje të gabuar dhe se po mban anën e Serbisë. Ai thotë se Kosova është e interesuar për dialog, por po insistohet që të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Lajçmak me qasjen e tij po dëton procesin e dialogut.
“Kosova është e interesuar për dialog, pala më e interesuar për zbatim të marrëveshjes së shkurtit që mbështet propozimin franko-gjerman. Kushtëzimi i Serbisë për themelimin e asociacionit që buron nga dy marrëveshje 10 vite më parë është duke penguar implementimin e kësaj marrëveshje.
Lajçak duke e dëmtuar me qasjen e tij procesin e dialogut. Po insistohet të zbatohet ose të themelohet asociacioni, pavarësisht se nuk e përmban marrëveshja e shkurtit. Problemi është fati që Serbia po i shmanget zbatimit të marrëveshjes së Brukselit ku nënkuptohet njohja de facto e Kosovës. Njohja reciproke”, tha Rustemi.
Raundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve. Ky ishte takimi i parë mes Vuçiçit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se të dyja palët kanë qëndrime të kundërta, se Kurti fillimisht dëshiron aspektin politik të normalizimit, ndërsa Serbia dëshiron të fillojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për kompromis.
Sipas Borrellit, Kurti ka konsideruar se hapi i parë duhet të jetë njohja e Kosovës si shtet i pavarur. Kurti, nga ana tjetër, ka thënë se në takim “as pala serbe dhe as ajo e Brukselit nuk kanë pasur asnjë dokument, si propozim”.
eshte per tu pershendetur futja e komunave te Zvecan dhe Mitrovices ne kete asociacion dhe ndonje shtese te vogel me vone. Pastaj le ti jepen te drejta ekzekutive edhe 20% ne kete formacion juridik te kosoves. Te lexojme pertej rreshtave se jo cdo gje thuhet cfare eshte diskutuar ne ate takim me Vucic dhe Kurtit te shtyre deri ne fund te vitit se askujt nuk i intereson ti shtyhet me heqja e vizave me BE ne Kosove ne mos opozites se vete Kurtit dhe Osmanit
PërgjigjuDita kur kta fmijaq te qenefit VV-c ta kuptojne se jane deshtimi i kosoves do te jeté teper vone, sidoçoft nje popull qe i beson qftit te ketij ahmaku nuk meriton me shume, tash ky thot bane zot anderr, si magari kur e kishte hanger ujku, e kur presidenti Thaqi thoshte se llajqaku nuk duhet te jete ndermjetes baba i kti magqri allbin kurrci dhe majka osmanka thoshin se mezi po presim te fillojme punen me llajqakun,e keni filluar ja keni kajt nanen kosoves por prisni edhe pak sa tju del gjumi se akoma nuk keni par asgje o pis politikani i qenefit.
Përgjigju