Deputet i parlamentit malazez Milan Knezhevic dhe njëkohësisht Kryetar i Partisë Popullore Demokratike, deklaroi se Mali i Zi duhet të nënshkruajë një marrëveshje ushtarako-teknike me Serbinë, Hungarinë dhe Sllovakinë.
Knezhevic bën thirrje për një përgjigje ndaj marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës e cila u nënshkrua së fundmi
"Ajo marrëveshje drejtohet drejtpërdrejt kundër Serbisë dhe kundër Malit të Zi. Ajo historia që askush nuk do të na prekë se jemi anëtare të NATO-s, pra edhe Kroacia dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, pse po e bëjnë këtë tani?"- tha deputeti për mediat.
Më tej ai shtoi se “baza më e madhe e NATO-s në Evropë, Bondsteel, është në të ashtuquajturën Kosovë”.
Më 18 mars, ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës nënshkruan në Tiranë një deklaratë për rritjen e bashkëpunimit ushtarak. Marrëveshja përshkruan trajnimin e përbashkët, shkëmbimin e inteligjencës dhe koordinimin me strukturat e sigurisë euro-atlantike. Të tre palët shprehën gjithashtu një gatishmëri për të përfshirë kombe të tjera në këtë aleancë ushtarake në zhvillim.
Komente
