Kronikë

I kallëzuar për pastrim parash e shpifje, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka shkon në SPAK (VIDEO)

27 Qershor, 10:54| Përditesimi: 27 Qershor, 11:44

  • Share

TIRANË- I kallëzuar në SPAK për pastrim parash dhe më pas edhe për shpifje, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u thirr këtë të premte për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

Për rreth një orë ai dha llogari para hetuesve të SPAK, ndërsa në dalje për mediat pretendoi se ishte thirrur për denoncime që kishte bërë për krime zgjedhore. I pyetur nga gazetarët se për cilin kallëzim bëhet fjalë, Flamur Noka i devijoi pyetjes dhe nuk dha përgjigje.

Për numrin 2 të Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka nisur një hetim pasuror prej një viti pasi është kallëzuar për pastrim parash,

Ndërkohë, një punonjës i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkuli, të cilin sekretari i përgjithshëm i PD-së e akuzonte publikisht në grupin e policëve që sipas tij bënte fushatë më 11 maj për Partinë Socialiste, e kallëzoi për shpifje dhe fyerje.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?