Deputeti i PD, Astrit Veliaj dhe Lulzim Basha

Kronikë
Top 24

Deputeti i PD me universitet privat, nxjerr studentët e tij në protestë (FOTO)

10 Dhjetor 2018, 10:35| Përditesimi: 10 Dhjetor 2018, 10:41

  • Share

Nga protesta e studenteve po përpiqet të përfitojë politikisht PD dhe LSI. Siç janë bërë edhe publike në media me dhjetëra raste, PD dhe LSI kanë kamufluar në protestë militantë e kryetarë partie që të kapin megafonin dhe të bëjnë politikë meqë ju dha rasti, duke tentuar të shkatërrojnë edhe protestën e atyre që s'janë në mënyrë partiake në protestë.

Por, Basha ka kaluar përtej imagjinatës mbrëmë, ku deputeti i tij, Astrit Veliaj, që zotëron universitetin privat Albanian University, i ka bërë thirrje studentëve të këtij universiteti të protestojnë sot. Postimi në rrjetet sociale është bërë mesnatën e 8 dhjetorit, pra dy ditë më parë. Sado absurde që të duket logjika dhe arsyeja, kjo ka ndodhur dhe Basha i do ato në protestën përpara Ministrisë së Arsimit./lexo.al/

Postimi në faqen e Albanian Universitety ku pronar është deputeti i PD, Astrit Veliaj

Komento

Komente

  • Babalja: 10/12/2018 13:18

    Goja leng i shkon ketyre monstrave

    Përgjigju
  • Reni: 10/12/2018 12:26

    Ky esht nje plehre qe u pasuru nga lekt e studentave ngeles, duke shitbdiploma

    Përgjigju
  • shqupist leshi: 10/12/2018 10:55

    kjo eshte protesta e studenteve qe duan diplom ne tavolin ose mesim online ne kafene.nuk ka nje mortje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?