Politikë

Deputeti i PD-biznesmenëve: Jeni të hurit dhe të litarit, parazitë

2 Prill 2018, 18:26| Përditesimi: 2 Prill 2018, 19:13

  • Share

Deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka sulmuar biznesmenët e mëdhenj në vend, duke i cilësuar ata si të ‘hurit e të litarit’. Referuar valës së protestave për taksën në Rrugën e Kombit, ligjvënësi i djathtë shkruan në ‘Facebook’ se biznesmenët duhet të ulin kokën e të heshtin dhe jo të bëhen me pushtetin kundër të varfërve.

"Një komplot i Kastës kundër Popullit. U bënë te gjithë bashkë, me kuç e me maç, biznesmenët e mëdhenj u vunë sot në krah te Gjyqtarëve, Ministrave, Politikanëve të korruptuar. Meskinët dhe servilët u bashkuan nën flamurin me sorrë të grabitjes kombëtare. Ky është Kapitalizëm parazit dhe provincial. Nëpërmjet tij biznesmenët e tenderave, lejeve të ndërtimit, koncesioneve sulmojnë protestuesit.

Pothuajse asnjë prej tyre nuk prodhon një produkt apo një shërbim në treg të lirë dhe transparent. Këta kapitaliste, të hurit e të litarit, në vënd që të ulin kokën dhe të heshtin, bëhen me pushtetin kundër të varfërve. Dihet pse: pronat që mbrojnë tani janë ato që kanë vjedhur dje me korrupsion, forcë dhe servilizëm politik!"

Agron Shehaj, deputet i PD


(Postimi i deputetit Agron Shehaj)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?