Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se ka informacione mbi një depo armatimesh në veri të Kosovës e cila lidhet me një bandë kriminale që e ka aktivitetin kryesor në Zubin Potok.
Sipas deklaratës së tij për mediat e Kosovës, depoja e armëve ndodhet pranë një pompe të benzinës. Ai ka bërë thirrje që NATO ose policia e Kosovës të ndërhyjë për ta shkatërruar.
“Le të shkojnë në veri, në Zubin Potok, në një pompë të benzinës që quhet “Tab”, dhe ngjitur me të këto banda e kanë depon e armëve, le të shkojnë t’ua marrin. Ato banda tani janë vendosur. Kam informacione se ato aty veprojnë. Nëse jo policia e Kosovës, atëhëhere NATO duhet të shkojë e ta shkatërrojë atë bandë” – tha ai.
Lajmi kryesor:
Kurti dorëzon në Pragë aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në BE: Ditë historike! Vuçiç: Veç kërkesës nga NATO për 1 mijë trupa, do kërkojmë tërheqjen e njohjes nga shumë shtete
B.V/ReportTv.al