Kronikë

Akuzohet për fshehje pasurie, deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

28 Shkurt, 15:16| Përditesimi: 28 Shkurt, 16:09

  • Share

TIRANË-Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Dogjani është marr nën hetim, pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie.

'Kam ardhur për të sjell një dokumet', kështu është shprehur Dogjani për media, para se të futej në SPAK.

Më 24 janar, GJKKO ktheu çështjen e deputetit Asllan Dogjani në SPAK për plotësim hetimesh. Gjykata e Posaçme i ka lënë prokurorëve të çështjes, 2 muaj kohë për të plotësuar hetimet.

SPAK dërgoi më 3 dhjetor 2024 për gjykim dosjen e deputetit Asllan Dogjani duke e akuzuar për deklarim të rremë pasurie.

Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Trebeshina: 01/03/2025 08:01

    Futeni nē burg Asllan Hajdarin mos bēni shum diskutime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?