Kreu i Rithemelimit ka mbyllur takimet e fushatës elektorale për bashkinë e Durrësit, të cilëve u ka kërkuar votën për kandidatin Igli Cara. Duke e konsideruar të sigurt fitoren në 14 maj, Berisha tha se programi i Carës është i duhuri për qytetarët e Durrësit, ndërsa shtoi se qyteti e ka nevojë jetike ndryshimin. Berisha tha se nën drejtimin e Partisë Socialiste kjo bashki ka njohur pushtimin më të egër.
“Durrësi, qyteti i lavdisë historike, qyteti port e kombit drejt perëndimit, ka nevojë jetike ndryshimin. Durrësi ka nevojë jetike shpëtimin nga kthetrat e një mafie e cila është e pashpirtë ndaj qytetarëve të Durrësit, e pashpirt ndaj trashëgimisë së Durrësit, e pashpirt ndaj të ardhmes së durrsakëve. 14 maji do të jetë fundi i saj.
Durrësi kjo trashëgimni madhështore e qytetërimeve, e kombit, njohu këto vite të qeverisjes mafioze, shkatërrimet më të mëdha se sa nga luftërat, se sa nga tërmetet, se sa nga cunamet. Mbi monumentet e Durrësit u vërsul me egërsi të pamëshirë mafias Rama-Dako-Sako dhe me radhë. Durrësi që me portin e vet begaton qytetin dhe vendin, po pëson pushtimin më të egër. 2700 vite asnjë pushtues nuk ja preku portin Durrësit, nuk ja preku aortën, nuk ja preku rrugën kryesore të frymëmarrjes, portën e kombit drejt perëndimit”-tha Berisha.
Ai përsëriti akuzat ndaj Ramës për Portin e Durrësit, duke thënë se qëllimi i tij është pasurimi personal dhe jo zhvillimi i qytetit.
"Tani Edi Rama për të realizuar ëndërrën e tij arabe prej miliarderi do të na e shndërrojë Durrësin në Dubai City. Unë nuk jam racist, kam respekt për kombet dhe qytetërimet, por ne kemi një testament. Ata të cilët krijuan doktrinën tonë kombëtare, shkrojtën se, për ne dielli lind jo nga lindja, por nga perëndimi. Ndaj dhe Durrësi do të mbetet gjithmonë syri i perëndimit për kombin shqiptar. Edi Rama me një babëzi të papërmbajtur mendon të realizojë ëndërrën e tij, të bëhet miliarder si Alalabari duke plaçkitur 800 mijë metër katrorë truall, tokë të durrsakëve. Kurrë nuk do të lejohet”- shtoi Berisha.
Gjatë takimit të Berishës në Durrës, përveç pranisë së disa prej deputetëve të PD-së, u vu re edhe mungesa e Ferdinand Xhaferrajt i cili në zgjedhjet e prillit të vitit 2021 rezultoi deputeti më i votuar në këtë qark.
Në bashkinë e Durrësit, përballë Igli Carës kandidon Emiriana Sako e Partisë Socialiste e cila kërkon një mandate të dytë në krye të kësaj bashkie.
Ky eshte ai qe ju u eksituat aq shume kur tha do rregullojme cilesine e diellit apo jo …???? Ska gje mereni ju ate ferdin se mbase mbledh ca vota edhe per ju, meqe ju paska djegur barku qe spaska qene ferdi sot. O pika qe sju bie
Përgjigju