Përçarja në PD, një tjetër deputet heq dorë nga mandati: Berisha po e përdor partinë për interesa personale, përjashtimet e Alibeajt të tepërta

16 Janar 2023, 13:33| Përditesimi: 16 Janar 2023, 14:31

  • Share

Përçarja në Partinë Demokratike, ka sjellë largimin e një tjetër deputeti nga radhët e kësaj partie. Fation Veizaj, deputet i PD-së në qarkun e Vlorës ka hequr dorë nga mandati i deputeti dhe shkak për këtë është bërë përçarja prej një viti e gjysmën i demokratëve e sipas tij as lidershipi dhe as deputetët nuk po i përgjigjen interesave të shqiptarëve për ta bërë atë një forcë fituese.

'Të nderuar miq, Kur pata nderin të zgjidhem deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, nuk e kisha menduar kurrë përçarjen e demokratëve. Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese.’ –shkruan Veizaj.

Duke u ndalur tek vala e përjashtimeve të 4 deputetëve të grupit të Sali berishës nga kreu i grupit parlamentar në PD, Enkelejd Alibeaj, Veizaj thotë se kjo ishte e tepërt dhe se vendimi ul edhe më tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës.

‘Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup, por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës. Kanë plot të drejtë demokratet në zemërimin, zhgënjimin, madje edhe sarkazmën e tyre. Të treja këto ndjesi i kam përjetuar gjatë këtyre diteve. Në këtë kohë të trazuar për Partinë Demokratike, jam përpjekur të mos e ushqej përçarjen, të qendroj pranë zgjedhësve, të respektoj bindjet e tyre, por zhvillimet e fundit kanë treguar se ndarja në Partinë Demokratike është e pakthyeshme.'- shkruan Veizaj.

Fation Veizaj shkruan se duke refuzuar përjashtimet nga njëra anë dhe përdorimin e partisë për pushtet personal nga ana tjetër, heq dorë nga mandati i deputetit, e shton se do të vijojë punën si opozitar duke punuar me kandidatët e opozitës.

'Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit. Detyrën time si opozitar do të vazhdoj ta kryej me kohë të plotë, duke punuar me kandidatët e opozitës për një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet lokale! Falenderime për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugë të pashkelur më parë!- shkruan Veizaj.

Gëzim Ademaj pritet që të zërë vendin e Fation Veizajt në Kuvend. Në një intervistë për Report Tv, Ademaj u shpreh se në PD nuk ka përçarje dhe se ka mundësi për bashkim. Ademaj tha se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duke nënkuptuar kështu kampin e drejtuar nga Alibeaj, por pa dashur të bëjë një ndarje.

Ky është deputeti i tretë në valën e largimeve nga radhët e kësaj partia pas përçarjes së thellë ndërmjet mbështetësve të Sali Berishës dhe atyre të Lulzim Bashës. Ishte deputeti Alfred Rushaj në nëntor të vitit të kaluar që vendosi të dorëzojë mandatin e pas tij deputetja Grida Duma.

Thellimin e përçarjes në PD e shkaktoi edhe vendimi i Enkelejd Alibeaj për të përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn, për të cilën është njoftuar edhe Kuvendi. Një vendim i tillë sipas njoftimit zyrtar vjen pasi 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ato ishin pezulluar më herët nga Basha, e ndërsa me firmën e Alibeaj janë përjashtuar nga grupi. 

Ora 14:07
Dorëheqja e Fation Veizaj, flet deputeti që pritet për t;i zërë vendin në qarkun e Vlorës për Report Tv: Do jem pjesë e grupit parlamentar të PD, shpresoj bashkimin

 

Gëzim Ademaj pritet të jetë deputeti i ri i opozitës në qarkun e Vlorës direkt pas dorëheqjes së Fation Veizajt. Shkak për këtë vendim të këtij të fundit ishte përçarja e thelluar në PD. Por në sytë e deputetit të ri, kjo përçarje në PD nuk është kaq e madhe, madje ka mundësi për bashkim. I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Gëzim Ademaj u shpreh se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duke nënkuptuar kështu kampin e drejtuar nga Alibeaj, por pa dashur të bëjë një ndarje. Sipas tij situata në PD i jep shpresë për një bashkim

“Për mua ata të dyja në e njëjta gjë. S’jam i pavarur, unë do jem deputet i PD-së. Nuk do je i pavarur, do jem pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Nuk kam lidhje as të hershme as të vonshme politike, vij nga shoqëria civile, shpresoj për një bashkim të PD. Grupi është 1. Pa asnjë diskutim në krah të opozitës, do jem përkrahës i çështjes çame.”- u shpreh deputeti.

Pyetje: Surprizë ikja e këtij deputetit tjetër?

S’ka surpriza.

“PD ka një grup parlamentar, do jem aty pavarësisht rrymave që përfaqësojnë. Shpresoj dhe uroj të ketë bashkim të PD dhe të gjitha forcave opozitare.”- tha ai.

Ora 13:58
Dorëheqja e deputetit të PD në Vlorë, ja kujt pritet t’i kalojë mandati

1673873263_page.jpg

Gëzim Ademaj pritet të marrë mandatin e deputetit të PD në qarkun e Vlorës pas dorëheqjes së Fation Veizaj. Sipas listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021 mandati i kalon Gëzim Ademajt. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • andy: 16/01/2023 18:25

    shyqyr qe e kuptovr o fatmir,,qe saliu ju shfrytezon per vete dhe klanin e geshtenjave te tropojes...

    Përgjigju
  • Peqo: 16/01/2023 14:47

    I percau Edi kta i shkriu fare.Keti qenit i hodhi nje kocke me ate koncesionin dhe ky ja shperbleu

    Përgjigju
    • Vlora: 16/01/2023 15:53

      Çfare konçensioni?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?