Deputeti i PS në Kurbin, Gjetan Gjetani i shoqëruar nga mbështetës të tij

Politikë
Top 24

Deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Policinë e Kurbinit e drejtojnë ordinerët, do dal në protestë nëse...

6 Shtator 2018, 12:31| Përditesimi: 6 Shtator 2018, 13:32

  • Share

Dy vrasje brenda 24 orësh, ajo e adoleshentit, Adriel Sala në Fushë-Mamurras dhe ajo e 27-vjeçarit, Indrit Pepa kanë tronditur qytetin e Kurbinit. Kjo ka bërë që deputeti socialist i zonës, Gjetan Gjetani të shpërthejë dhe të akuzojë hapur drejtuesit e policisë së Kurbinit, si të korruptuar, të paaftë dhe ordinera.

Ai thotë se do të kërkojë interpelancë me minsitrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për të kërkuar shkarkimin e drejtuesve të Policsë në Kurbin. Në rast se kjo nuk ndodh Gjetani thotë se është i gatshëm të dalë në protestë, pavarësisht ngjyrave politike.

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin, mos të ndjehemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasja e dy të rinjve, tregon që, policia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon, se në Kurbin, kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paafte të korroptuar dhe ordinera. Si deputet i kësaj zone, kam pas ankesa të shumta nga qytetarët të cilat do t’i bëj publike në parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e Brendshem, dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e Komisaritit të policisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbeështetjen e gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike.

Deputeti i PS-së, Gjetan Gjetani

Komisariati i Kurbinit drejtohet nga Erdit Recaku.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?