Përplasja në Komisionin Hetimor të Sterilizmit u zhvendos në Parlament këtë të enjte.
Deputeti i PS, Ilir Metaj u shpreh se opozita nuk dëgjoi dëshmitarin kryesor, por kërkonin dëshmitarë ekstra, referuar kërkesës së Albana Vokshit që te “Sterilizimi” të dëshmonte kryeministri Edi Rama dhe biznesmenja Vilma Nushi, për të zvarritur punën e komisionit.
Fjala e plotë e Metaj:
Kolegë të opozitës, kërkuat komision hetimor me një afat të përcaktuar. Ua dhamë. Kur koha e përcaktuar po mbaronte, kërkuat shtyrje afati. Ua dhamë. Edhe kur shyrjes së afatit po i mbaronte koha, kërkuat shtyrje për rishtyrjen. Ua dhamë.
Kërkuat si dëshmitar kyç, Ilir Beqajn si njeriu që ka informacionet më shteruese dhe më të detajuara për konçesionet, për shkak të funksionit të tij si ish/ministër i shëndetësisë. Ua sollëm.
Por kur nga dita në ditë gjatë punës në komision, nga çka dhatë dhe çka morët aty, kuptuat se dëshmia e Beqajt mund të ishte ishte vula e markës për dështimin tuaj spektakolar, vendosët ta pengoni. Mënyra që gjetët ishte që ai nuk duhet të përdorte Poëerpoint. Gati-gati e shpallët poëerpoint-in “ non grata”. Sigurisht gjuha vete ku dhemb dhëmballa.
Kërkuat që dëshminë e tij ne vetëm ta dëgjojmë e jo ta shikojmë. Zoti na ka dhënë disa shqisa, që ne ti përdorim të gjitha për të krijuar një gjykim sa më të drejtë për çka na duhet të perceptojmë. Po ju menduat se edhe në komisionin hetimor të shëndetësisë, gjykimi do bëhej si jeni mësuar ju të bëni. Duke mos i përdorur të gjitha shqisat.
Prandaj ju jeni aty ku jeni. Prandaj jeni aq sa jeni. Prandaj thoni e bëni aq sa kuptoni, se aq kuptoni.
Kur pastaj patë që dështuat me bllokimin e dëshmisë duke përdorur shpalljen “non grata” për poëerpoint, ndryshuat strategji.
Kërkuat praninë e Edi Ramës. Në fakt ju Edi Ramën nuk e donit si dëshmitar. E donit si alibi për të zvarritur dështimin në komision, aq shumë sa ta harronit edhe vetë.
Ju Edi Ramën e donit aty si “trofe” për ti thënë atij Makbethit tuaj majë penxheres “ Na fal që dështuam shkëlqesi, ne u munduam, provuam të gjitha, edhe këtë e provuam, po ja, dështuam…”
Arritët dështimin e rradhës në komisionin hetimor të shëndetësisë. Por kam këshillë kam për ju zotërinj të opozitës. “Pickoni veten!” Mbahuni fort se nuk keni parë ende gjë. Dështime të tjera edhe më spektakolare u presin.
Lajmi kryesor:
Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër
S.B/ReportTv.al