Deputeti i PS, Etjen Xhafaj ka deklaruar se Shqipëria ka për objektiv garantimin e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtare.
I ftuar në "Studio Live" me Arbër Hitaj në Report Tv, Xhafaj tha se faktori ndërkombëtar ka dënuar vendimet e fundit të Albin Kurtit të cilat sipas tij rrezikojnë tensione.
Përpara vëllazërisë me shtetin e dytë shqiptar në rajon, Xhafaj tha se Tiranës por edhe SHBA e BE i intereson paqja në Kosovë dhe mirëqenia e qytetarëve shqiptarë atje.
"Me Kosovën jemi afër patjetër. Por që do vijë vëllazëria para të gjithave, patjetër që do vijë paqja para të gjithave. Vëllai duhet të jetë i sigurt në shtëpinë e vet dhe në paqe. Po flasim për qëndrimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, por sikur edhe BE e të gjithë njerëzit që bëjnë diplomaci ta shohin këtë gjënë kaq bardhezi, kaq krudo, kaq jorealistike sa i duket opozitës shqiptare, do kishim dëgjuar një zë tjetër. Ndërkohë që qëndrimi ka qenë uniformë. Të dyja palët kanë një rol për të luajtur në ruajtjen e paqes. Objektivi i Shqipërisë ka qenë një Kosovë sovrane e pavarur dhe pjesë e të gjithë organizmave ndërkombëtare. Për një Kosovë në paqe për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës." u shpreh Xhafaj.
Lajmi kryesor:
Vizita e Blinken, ish-deputeti i PD: Tregoi se SHBA-të shohin Shqipërinë partner kryesor në Ballkan! Xhafaj: Kemi kaluar në një nivel të ri zhvillimi
B.V/ReportTv.al