Alket Hyseni

Deputeti i PS-së nxjerr 'bllof' Bylykbashin: Ja pse modeli italian nuk ka asnjë ngjashmëri me sistemin elektoral shqiptar

4 Tetor 2020, 21:08| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 21:10

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një krahasim për modelin e koalicioneve me Italisë dhe Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se nuk ka asnjë ngjashmëri mes sistemit elektoral shqiptar dhe atij italian.

Sipas Hysenit sistemi elektoral italian me dy Dhoma, Dhoma e Deputetëve (ka 29 zona zgjedhore) dhe Senati i Republikës (ka 21 zona zgjedhore), është konfiguruar si një sistem zgjedhor i përzier me ndarje të plotë.

Ai ka sqaruar se se partitë paraqiten si një listë e vetme ose koalicion në nivel kombëtar, ndërsa partitë në koalicion paraqesin vetëm një kandidat unik në zonat elektorale me vetëm një anëtar për çdo palë. Ndërkohë në zonat me shumë anëtarë, ka një limit kandidatësh.

Postimi i plotë:

Asnjë ngjashmëri mes sistemit elektoral shqiptar dhe atij iltalian.

Për këdo që nga sikleti, padija apo akoma më keq nga strategjia për të keqinformuar opinionin publik, po ju bëj me dije parashikimet kryesore të ligjit zgjedhor iltalian, ose ligjit Rosato, Nr. 165, dt. 3. 11. 2017 dhe i aplikuar për herë të parë në zgjedhjet politike të vitit 2018.

Sistemi elektoral italian me dy Dhoma, Dhoma e Deputetëve (ka 29 zona zgjedhore) dhe Senati i Republikës (ka 21 zona zgjedhore), është konfiguruar si një sistem zgjedhor i përzier me ndarje të plotë.

Për të dy dhomat:

- 37% e vendeve (232 në Dhomë dhe 116 në Senat) janë caktuar me një sistem maxhoritar me një kandidat të vetëm sipas të cilit, në secilën zonë elektorale, zgjidhet kandidati më i votuar(ndryshe quhet sistemi uninominal/njëemëror i thatë)

- 61% e vendeve (përkatësisht 386 dhe 193) ndahen proporcionalisht midis partive ose koalicioneve kombëtare me lista unike që kanë tejkaluar pragjet e kërkuara kombëtare.

- Shpërndarja e vendeve kryhet në nivelin kombëtar për Dhomën dhe në nivelin rajonal për Senatin. Për këtë qëllim, parashikohen kolegje shumemërore, në të cilat listat paraqiten në formën e listave të bllokuara të kandidatëve(lista të mbyllura).

- 2% e vendeve (12 deputetë dhe 6 senatorë) janë caktuar për votën e italianëve që banojnë jashtë vendit dhe u caktohet një sistem proporcional që parashikon votimin me përparësi. 

- Ligji zgjedhor italian parashikon që:

a) secila listë paraqet programin e vet dhe deklaron udhëheqësin e saj politik.

b) ekzistenca e një koalicioni, i cili është unik në nivelin kombëtar, duke lidhur listat e anëtarëve të kualicionit për të paraqitur vetëm një kandidat në secilën zonë elektorale, me një anëtar të vetëm. 

- Parashikohen pragje të ndryshme, domethënë përqindja e votave nën të cilat nuk pranohet subjekti zgjedhor në ndarjen e mandateve në zonat elektorale shumemërore.

- 3% të votave të marra në nivelin kombëtar;  e vlefshme për listat e vetme;

- Partitë ose grupet e organizuara politike (koalicione) mund të paraqiten (si në Dhomë ashtu edhe në Senat) si një listë e vetme, ose në një koalicion të vetëm në nivelin kombëtar.

Partitë e koalicionit paraqesin një kandidat unik në zonat elektorale me një anëtar (parashikimi specifik është bërë për partitë ose grupet e organizuara politike që përfaqësojnë pakicat gjuhësore). 

- Në zonat elektorale më shumë anëtarë, secila listë përbëhet nga një listë e kandidatëve, e paraqitur sipas një rendi numerik specifik, ku numri i kandidatëve në listë nuk mund të jetë më pak se gjysma, i rrumbullakosur deri në njësinë më të afërt, të vendeve të caktuara në zonën elektorale shumemërore (dhe në çdo rast jo më e ulët se 2), dhe as nuk mund të jetë më i lartë se kufiri maksimal i vendeve të caktuara për kolegjin plurinominal (dhe në çdo rast jo më i lartë se 4). 

*Në këtë mënyrë, me synimin për të kapërcyer vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese Italiane,  kur mori në shqyrtim ligjin Calderoli , parashikohet që kandidatët në zonat elektorale proporcionale plurinominale(shumemërore)të tregohen në lista të shkurtra (saktësisht midis 2 dhe 4 emrave) në mënyrë që të jenë individualisht të njohur dhe të evidentuar lehtësisht nga votuesit.

- Shprehja e votës preferenciale nuk është parashikuar, kështu që në zonat elektorale shumemërore, pasi të përcaktohet numri i përfaqësuesve të zgjedhur që i përkasin secilës listë, kandidatët zgjidhen në rendin e përcaktuar në kohën e paraqitjes së listës.(Lista të mbyllura)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?