Alban Zeneli, i cili sot u betua në Kuvend ardhur nga listat e kandidatëve të PD-së që pranuan mandatin, tha se nuk ka ndryshuar bindje politike, edhe pse vendimi i tij bie ndesh me grupin e PD-së që u dorëhoqën nga Kuvendi.
AI tha se bindja e tij nuk ndryshon, kryeministri Edi Rama duhet të largohet theksoi ai.
"Mendoj se mandati i deputetit e përfaqëson më mirë interesin qytetar. Në parlament mund të mbroj qytetarët. Nga parlamenti mund të ndikoj në rrëzimin e Ramës", tha Zeneli.
Ai tha se nuk është kontaktuar nga Partia Socialiste për të shkuar drejt këtij vendimi. Opozita e larguar nga Kuvendi ngriti akuza politike se kandidatët e listave vijuese të tyre po pranojnë mandatet pasi po u bëhet presion nga qeveria.
Lajmi kryesor:
Betohen 7 të rinjtë, 4 pro qeverisë/ Maliqi në karrigen e Bashës: Kryetari me mandat të dhuruar do që të bëhet kryeministër (VIDEO)
G.M./ReportTv.al