Politikë

Deputeti i Rithemelimit: Protesta ndodhin kudo në parlamente, mazhoranca të na respektojë! Daci: Dhuna e nxitur nga militantët

31 Tetor 2023, 18:14| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 18:20

  • Share

Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu thotë se opozitës i janë shkelur të drejtat, prandaj po proteston. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Shehu tha se mazhoranca nuk ka të drejtë që të tjetërsojë opozitën, duke shtuar se protesta ndodhin në çdo parlament të botës. I pyetur nëse po bëhen për të mbështetur Sali Berishën, pas hetimit nga SPAK, Shehu hodhi akuza te drejtësia, duke u shprehur se është në komandën e regjimit.

'Opozitës i janë mohuar ngritja e komisioneve hetimore. Deputetë e mazhorancës duhet të jenë më të qetë kur opozita proteston, për shkeljen e demokracisë në parlamentin shqiptar. I bëj thirrje kolegeve të mazhorancës që të respektojnë opozitën në protesta e saj. Ka disa deputet të kthyer në paterica të mazhorancës. Nuk e inkurajoj dhunën, por opozita është nënshtruar. Mazhoranca nuk ka të drejtë të tjetërsojë opozitën, sepse shkelet demokracia. Protestat ndodhin në parlamente. Në momentin që ata nuk respektojnë opozitën duke shkelur me këmbë opozitën, fillojnë protestat. Basha pësoi një dështim të plotë me drejtimin e PD-së. Nuk ka lidhje me masën ndaj Berishës. Drejtësia komandohet. Nuk është një drejtësi e lirshme, por në komandën e regjimit.'- tha Shehu.

Nga ana tjetër analisti, Alban Daci, tha se kjo lloj dhune në Kuvend, po nxitet nga militantë politikë.

‘Kjo politike ka nxitur një pjesë militantëve të ndjeshëm që të prodhojnë dhunë. Ky parlament nuk pasqyrën as standardit minimal të nivelit intelektual të shqiptarëve. Është të i neveritshëm në seancat e çdo të enjte. Duhet të kemi parasysh që sot shumica e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë dhe një javë pushime në vit. Opozitën më të fortë e bëri Basha, askush tjetër.’- tha Daci.

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?