Giorgia Meloni

Itali/ Me armën tij u plagos një person natën e Vitit të Ri, Meloni pezullon nga partia deputetin Pozzolo: Jo të gjithë e kuptojnë përgjegjësinë që kemi

4 Janar, 17:36| Përditesimi: 4 Janar, 19:27

  • Share

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ditën e sotme mbajti një konferencë për shtyp, ku diskutoi rreth ngjarjes së ndodhur në natën ndërrimit të viteve, me armën e një deputeti të partisë së saj të ekstremit të djathtë, Emanuele Pozzolo, u qëllua aksidentalisht një 31-vjeçar

Ajo tha se kishte kërkuar pezullimin nga Partia të Pozzolit

"Kam kërkuar që Pozzoli t'i drejtohet komisionit të arbitrave të partisë Vëllezërit e Italisë, ky hetim do të bëhet në mënyrë të pavarur nga autoritetet dhe në pritje të gjykimit do të pezullohet nga FDI ( Fratelli d'Italia) Vëllezërit e Italisë", tha Meloni.

Pas kësaj ngjarjeje kanë reaguar edhe udhëheqësit e opozitës italiane të cilët kërkojnë "qartësi" ndaj kësaj çështjeje, raporton La Repubblica.

Po ashtu edhe Emanuele Pozzolo konfirmoi se pistoleta i përkiste atij, por mohoi se ka qëlluar me plumb 31-vjeçarin, i cili ishte mes shoqëruesve të sigurisë së nënsekretarit të ministrisë italiane të drejtësisë, Andrea Delmastro.

Në lidhje me emigracionon, Meloni nënvizoi se “nuk është e kënaqur me rezultatet e deritanishme, megjithëse në periudhën e fundit të vitit të kaluar numri i emigrantëve që mbërriten në brigjet e Italisë shënoi rënie.

Përsa i përket skandalit të Chiara Ferragni dhe rikthimit të kësaj të fundit në rrjetet sociale, ajo tha se nuk kishte asnjë koment por shtoi se "personi që prodhon ëmbëlsira pandoro ka më shumë vlerë se personi që e promovon".

"Nuk kam asgjë për të thënë për kthimin e Chiara Ferragni në rrjetet sociale, e lëre më... ajo që më bëri përshtypje ishte reagimi i së majtës. Besova se ishte një vlerë të ndaja që personi që prodhon një pandoro ka më shumë vlerë se personi që e promovon, përkundrazi ma hoqën, më dukej sikur kisha sulmuar Che Guevara. Ka një çështje transparence në lidhje me bamirësinë, për të cilën ndoshta duhet punuar" në mënyrë që rasti individual "të mos ndikojë në bamirësi: të kuptuarit se cilat janë rregullat e transparencës sot dhe ndoshta të imagjinosh më të mira mund të jetë e dobishme për të gjithë". Nuk kam çfarë të them për rikthimin e influencuesit në rrjetet sociale", tha Meloni.

Ora 18:54
Melonin ‘e zë halli’ gjatë konferencës me gazetarët, e sikletosur vrapon drejt tualetit: Ndjesë, por më duhet të shkoj

 

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është gjendur në një moment të sikletshëm gjatë konferencës me gazetarët që zgjati më shumë se 3 orë. Në një moment ajo u detyrua tu kërkonte ndjesë të pranishmëve duke u shprehur se duhej të shkonte me patjetër në tualet për nevojat personale.

“Natyra thërret”. ““Zotërinj, më duhet të shkoj në banjë, nuk di çfarë të bëj, të betohem që do të doja t'i kaloja edhe tre pyetjeve, a mundem një sekondë, çfarë të bëj, më falni”- tha Meloni.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?