Deputeti Lefter Gështenja nuk është ndjerë mirë në seancën e sotme parlamentare. Menjëherë është njoftuar ambulanca, e cila është afruar tek dera e Kuvendit.
Gështenja ka qenë i shoqëruar nga dy tre kolegë për tek autoambulanca. Mësohet se Gështenja vuan nga hernia diskale.
Deputeti demokrat pati probleme me frymëmarrjen dhe ndodhej në korridor sapo del nga salla e sencave plenare. Ai vuan prej kohësh nga hernia diskale dhe i është nënshtruar edhe terapive.
Lajmi kryesor:
Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër
G.K//ReportTv.al