TIRANË- Në mbështetje me vlerë monetare të pensionistëve mesazhi i deputetit Lefter Maliqi i njëjtë si në seancën plenare te ditës së sotme, u përcoll edhe nga studio e emisionit Repolitix në Report Tv. Gjatë një lidhje skype Maliqi tha se zëri i mjekëve është ai që peshon më shumë në këtë kohë të vështirë. Ai u shpreh kundër masave të rrepta që ka marrë qeveria për të parandaluar këtë virus.
’’Nuk është parë as në vendet më komuniste që deputetit t’i jepet një minut fjalim, ne ishim 13 deputetë dhe na lejuan deri në dy minuta për të dhënë një mesazh. Mesazhin tim e nisa nga të dy këto fatkeqësitë që na kanë ndodhur, që nga tërmeti i 26 nëntorit dhe nga pandemia globale. Unë e kisha drejtpërdrejtë me qeverinë, me masat e marra dhe me shoun mediatik në parlament apo dhe jashtë tij, duke parë shoun me garuzhde apo me përparëse, deputetë apo ministra pas fatkeqësisë së tërmetit dhe tani po ashtu deputetë e ministra me qese ushqimesh. Unë jam për mbështetje të drejtpërdrejtë me vlerë monetare të pensionistëve dhe atyre që kanë nevojë dhe kundra masave shtrënguese të qeverisë. Çdo ditë shikojmë kryeministrin tonë nëpër televizione apo në rrjete sociale që flet për një luftë me armikun e panjohur apo duke postuar dhe arkivole në facebook është e patolerueshme. Dhe të gjitha këto masa vijnë nga bunkeri i tij. Ne kemi nevojë për mendimin e mjekëve, në këtë situatë duhet të vendosin mjekët, gjë që nuk po ndodh në Shqipëri’’-tha deputeti Maliqi
Ndërsa solli shembullin e Gjermanisë ai u shpreh se nuk është e nevojshme për masa kaq drastike.
’’Qeveria gjermane jo më larg se dje miratoi lejimin e protestave me ruajtjen e distancave, pra i lejon grumbullimet por duke ruajtur distancën. Ne do ta kalojmë këtë, kjo është një sfidë dhe nuk duhet të merren kaq masa të rrepta. Unë jam me policinë, me ushtrinë dhe me mjekët. Një mjek më tha se nuk kishin marrë para por kishin ishte një gënjeshtër, para kanë marrë vetëm ato të infektivit të Tiranës’’-theksoi deputeti Maliqi.
Ndërsa karantinimin e tij ai e krahason me ditët kur ishte student i Shkollës së Bashkuar.
’’Personalisht jam mësuar me sfida të tilla, shkolla e mesme ushtarake ka qenë një karantinë më vete për shkak se 6 orë në javë dilnim jashtë mureve të repartit ushtarak. Po e kaloj shumë mirë, duke lexuar ndonjë libër, duke parë televizor’’-tha deputeti Maliqi.
Nuk ka burre me te zgjuar se ky Maliqi.Ja kalon vetem gomari xha Nevruzit.
PërgjigjuCfardo gjeje qe thote duhet Me I rone KOKES se eshte diktator bravo maliqi
PërgjigjuJa dhe loqka Maliqi
PërgjigjuKeto masa jane trenimet e Rames per te vendosur perfundimisht diktaturen enverhoxhjane ne shqiperi Nuk jane keto masa kunder virusit PERHAPJA E VIRUSIT.NDALOHET DUKE MBAJTUR DISTANCEN DHE DUKE VENDOSUR MASKEN
Përgjigju....asnjehere dhe asnjeri nuk me mbush mendjen se ky lexon LIBRA !!!!!!! Ky lexon librat se si mund te krijoje MASKAT...... ....Nje mendje ndritur i thoshte sot kesaj buces se rrugeve se nje pune e ben shume mire: NDERRIMIN E MASKAVE TE FYTYRES me te gjithe imazhet e partickave shqiptare..... ....se fundi bertet dhe ulerin nga fundi i KAZANIT!!!!
Përgjigju