Në listën e 20 deputetëve që përfitojnë rreth 300 USD në muaj nga Kuvendi për shpenzimet e jetesës në banesa me qira në Tiranë, është edhe deputeti Nimet Musaj, i ardhur në Kuvend nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Musaj ka qenë anëtar i partisë çame (PDI), ndërsa në vitin 2015 i është bashkuar LSI. Ilir Meta, sot President e kandidoi Musain të katërtin në Fier në 2017. I pari i listët Petrit Vasili dorëzoi mandatin e deputetit në kuadër të skenarit politik PD-LSI, ndërsa i dyti Robert Bitri u largua nga LSI, duke u bashkuar me PS-në. E treta, Erisa Xhixho nuk e tradhtoi partinë, ndërsa Muaj mori mandatin e Vasilit.
Meqenëse jeton në Fier, Musaj ka paraqitur një kontratë në Kuvend, duke deklaruar se jeton me qera në Tiranë, në bazë të të cilës ka kërkuar kompensimin e shpenzimeve të qirasë, në përputhje me ligjin. Vendimi nr. 114/2014 për mënyrën e trajtimit të deputetëve parashikon që Kuvendi mbulon shpenzimet për strehimin në masën 35 000 lekë në muaj të deputetëve, të cilët nuk banojnë në rrethin e Tiranës. Por, nga ana tjetër, deputeti Musaj, rezulton se është pronar i disa pasurive të paluajtshme, konkretisht i dy apartamenteve dhe i një magazine me sipërfaqe 1 389.4 m2.
Deputeti gjithashtu ka në pronësi me 50 % pesë makina si dhe dy kamionë si dhe një kokë trajneri. Deputeti deklaron se është pronar me 50 % i shoqërisë, Picari Sh.p.k, me kapital themeltar vlerë rreth 540 mijë USD. Burimi i të ardhurave për krijimin e shoqërisë Picari që në vitin 2000 ka qenë nga bizneset bingo dhe nga tregtia me shumicë dhe pakicë e bërë në periudhën 1994-2000. Musaj deklaron të ardhura, makina dhe llogari bankare të anëtarëve të familjes. Megjithatë, ka aplikuar për të përfituar edhe rreth 300 USD në muaj nga Kuvendi i Shqipërisë për shpenzimet e qerasë në Tiranë.
Pasuria e deputetit Nimet Musaj
1) Apartament në Patos, 50.58 m2, pronar me 50 %
2) Apartament në Fier, 78.5 m2
3) Shtesë në proces legalizimi në apartamentin, 53 m2
4) Autoveturë të tipit Benz, 3 777 550 lekë, 50 %
5) Autorveturë të tipit Benz, 4 665 858 lekë, 50 %
6) Autorveturë të tipit Benz, 870 972 lekë, 50 %
7) Autorveturë të tipit Volkswagen, 190 000, lekë
8) Autorveturë të tipit Golf, 1 931 667 lekë, 50 %
9) Djali, makinë Mini Cooper, 5 000 euro
10) Kamioni të tipit Benz, 2 690 036 lekë, 50 %
11) Kamioni të tipit Benz, 2 982 866 lekë, 50 %
12) Kokë traileri tip Scania, 6 009 158 lekë, 50 %
13) Magazinë ambalazhimi blerë nga shteti në 1993, 1 389.4 m2, pronar me 50 %
14) Zotërues në masën 50% të kuotave të shoqërisë Picari, me kapital themeltar 60 000 0000 lekë
15) Llogari rrjedhëse 955 275 Lekë.
16) Gjendja cash 1 500 000 Lekë.
17) Llogari rrjedhëse 25 418.24 Lekë.
18) Detyrimi i overdraftit 199 043.9 Euro.
19) Kredi bankare për shoqërinë Picari, 50 000 euro
20) Kredi bankare për shoqërinë Picari, 150 000 euro
21) Kredi bankare për shoqërinë Picari, 100 000 euro
22) Kredi bankare për shoqërinë Picari, 200 000 Euro
23) Detyrim i overdraftit 50 000 Euro për shoqërinë Picari
24) Bashkëshortja, Raimonda Musaj, gjendje e llogarisë, 379 400 Lekë.
25) Djali, gjendje e llogarisë 19 599.54 Lekë.
26) Vajza, , gjendje të 55 718.44 Lekë.
27) Rimorkio traileri të tipit Schmitz, 566 570 lekë, 50 %
28) Të ardhura 311 700 Lekë nga punësimi si administrator i shoqërisë Picari.
29) Të ardhura në vlerën 42 000 lekë nga shpërblimi si anëtar i Këshillit Bashkiak Fier
30) Bashkëshortja, të ardhura nga punësimi në shoqërinë Picari, 148 200 Lekë.
31) Djali, të ardhura 148 200 Lekë nga punësimi në Picari.
32) Vajza, të ardhura 69 300 nga punësimi në shoqërinë Picari.
Nese zoteria ka arritur ta beje kete pasuri me zotesine e tij, metiton nje bravo te madhe. Ajo qe eshte pyetja ketu eshte: sa aktiv eshte zoteria si deputet? Pra, sa pergjegjesi mban si deputet, a e ka ndihmuar zonen te cilen perfaqeson duke punesuar, arsimuar, etj. etj. ata qe e kane votuar. Kjo duhet diskutuar e para dhe jo nese ka pasuri apo merr nga shteti ate qe i takon. Kushdo nga ne te njejten gje ndoshta do bente nese do ishte ne pozicionin e tij.
PërgjigjuEshte turpe me votu tille qeveri leshi! Ja si vepron deputeti i kuvendit shqiperise cfrutezon leshkot e qeverise i bie qylit padrejtesise.Si mund te teajtosh me qera me pagese nje deputet te tille me keto pasiri te deklarura leri ata te padeklarura.Tile deputet te lesh e lise kashume shqiperija,perfat te keq kypopull nuk u zgjua asnjehere,per te votuar pala parlamet e qeveri te tilla,qe e kane varferuar deri ne palce kete popull.
PërgjigjuSa pak merr ky. Po kto duhet ti marrin te gjitha e prap se besoj qe ngrihet ky popull vari leshte
PërgjigjuParticka e LSI eshte e krimbur qe ne genin e lindjes se saj
PërgjigjuPo si nuk u ngopet njehere more qe mos u ngopshi kurre.
PërgjigjuSa kohe qe ligji I parlamentit nuk ka percaktime se sa duhet te jete pasuria ose te ardhurat e nje deputeti jo banues ne Tirane qe te kete te drejte kompensimi per qirane etj,atehere dhe Bill Gates po te ishte deputet ,e ka te drejte ta kerkoje e ta marre ligjerisht ate 300$.
Përgjigjuune se kuptoj , kur pranuat turqit 500vjet kto jane spermatozoit adn turke normal kshu do sillen
PërgjigjuPo gjithe hajdutet e shqiperise u bashkuan me cizmeparticken e ministrave dhe drejtoreve superhajdute. Kurre me ne pushtet Nafije dybeku fallxhorja e leshitlikes qe u zhgerrye rrugeve te Tiranes per bordellon 80 vjecare te vellezerve hajdute Budina dhe rojes se Bordellos Neritan Licaj.
PërgjigjuTe dashur komentues mos e ofendoni kot nje njeri pa e njohur.Zoteria eshte marre me biznes qe ne 91shin.Nuk merret as me tendera dhe as me koncedione,familjaret i ka te punesuar te kompania e vete, nuk i ka drejtora ne shtet, 2 shtepi i ka ne Patos o njerez, shkojne as shkojne 50.000 euro, nuk ka vile ne Lalez apo Surrel.Viheni pak trurin ne pune kur komentoni.
PërgjigjuÇam osht ky? nejse resp comentusve....
Nuk i ka te vjedhura me pak fjale.Sa per kete bonus qeraje qe merr ai person shikojeni se kush e ka e firmosur kete list qe te fitojne privillegje te tilla.
Ishalla o zot ilace tu befshin, gjskpires
Përgjigjuduhet tui sekuestrohen se i ka te vjedhura .Tere te lesh elise jane hajdute dhe duhet te gjykohen e tu sekuestrohet malli i vjedhut deri me nje .I ka mesuar Meta se si te vdhnin .
PërgjigjuUeee ca behet, po tek 300 dollareshi paska ngelur ky megjithe leket qe paska. Ato leke fare mire mund tu shkonin familjeve te varfra!!!
PërgjigjuPo fshatari e di qe 300 dollarshi eshte me i madh se 3 milonshi pse mos e marri
Q e l b e s i r e !
PërgjigjuMe trazohet stomaku...,ç'far emri mund ti vem kesaj rrace njerzish ?..kete jan HAJDUT ME KOLLARE...jan njerze pa moral,jan egoist...Si mund te besojme ,qe kjo lloje rrace njerzesh,po punon per nji te ardhme me te mire per popullin,kur keta po i'a heqin nga goja kafshaten?...nuk ka rruge tjeter,na ka ngelur vetem ti lutemi Zotit,te bej drejtesi:
PërgjigjuTe gjithe mashtrojne. Asnjeri nuk rri me qera, se kane nga 3-4 shtepi
PërgjigjuSi ka mundesi qe duan te vjedhin deri ne piken e fundit? Si nuk kane meshire? Ato 350 mije leke mund ti merrte nje familje e varfer qe ka vertete nevoje.
PërgjigjuMe vjen keq per vendin tim ska per tu ber kurre me ata politikan
PërgjigjuDerisa se e ka futur Likja ne liste, mos u cudisni
PërgjigjuSa e turpshme. Pse nuk e verifikon SPAK se kush jeton ne ate banesen qe pretendon deputeti?
Përgjigju