Deputeti me COVID-19, Rama: I uroj shërim të shpejtë dhe të mos mbistresohet me politikë...Ndiq këshillat e mjekëve

27 Mars 2020, 15:15| Përditesimi: 27 Mars 2020, 15:24

  • Share

TIRANË - Kryeministri Edi Rama teks ai ka uruar shërim të shpejtë kreut të Ballit Kombëtar, deputetit Adriatik Alimadhi të identifikuar pozitiv me COVID-19. Kreu i qeverisë thotë se i mirëkupton akuzat e tij, duke i quajtur fjalë të tepërta në kushtet që ai dhe bashkëshortja e tij ndodhen, të dy pozitiv me koronavirus. Shefi i mazhorancës i lutet të ndjekin këshillat e mjëkëve.

"I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!", shkruan Rama.

Kreu i Ballit Kombëtar i cili e bëri publik përmes një postimi në Facebook që doli pozitiv me koronavirus së bashku me gruan, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, se po bën propagandë pasi situata sipas tij është ndryshe nga sa thuhet.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?