Blendi Gonxhja është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, zoti Gonxhja tha se ndjehet krenar që njerëzit e kanë besuar.
“Është një sukses i PS ky rezultat i zgjedhjeve. Në fushatën time kam qenë më i fokusuar në Kombinat dhe kam bërë shumë takime në ato zona ku kam pasur një njohje më të madhe, siç ishte edhe Vora, nga ku erdhën votat më të marta në këto zgjedhje për mua si kandidat në listë të hapur të PS, deri më tani.
U ndjeva krenar por edhe shumë mirënjohës, për të gjithë ata që më kanë votuar. Ky është një moment shumë emocionues, që e përjetoj për herë të parë.
Nuk kam komunikuar ende me kryesocialistin Edi Rama, por kemi kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e qarkut.
Pres të marr ende vota nga diaspora, zona e Kamzës, Kombinati”, u shpreh zoti Gonxhja.
Komente
