Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb thirrje presidentit Vuçiç: Të respektohen pakicat kombëtare

6 Korrik, 11:20| Përditesimi: 6 Korrik, 11:25

  • Share

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ambasadorit të ShBA-së në Beograd, Christopher Hill dhe atij të OSBE-së në lidhje me zgjedhjen e gjyqtarëve në Bujanoc.

Me një postim në Facebook, Kamberi ka thënë se zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc është në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabartësisë, ndërsa i ka bërë thirrje presidentit që të respektohen pakicat kombëtare. 

“Zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabartësisë është shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare. Nga ambasadori SHBA në Beograd dhe ai i OSBE po ashtu në Beograd kërkova një përgjigje urgjente për respektim të plotë të përbërjes kombëtare në institucionet e drejtësisë. Me një shkresë tjetër kërkova nga presidenti i Serbisë ndërprerjen e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve dhe fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?