Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi

Kosova & Rajoni

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi kërkon të vendosen tabela me emërtimin e Preshevës

6 Shtator, 10:06| Përditesimi: 6 Shtator, 10:07

  • Share

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka depozituar në Kuvend një kërkesë që komuna e Preshenvës të ketë tabelën e vetë identifikuese, dhe joatë të qytetit të Vranjës.

Sipas Kamberit, Presheva ka mbi 33 mijë banorë rezidentë, numër ky që rritet në rreth 60 mijë, me banorët jo rezidentë.

Për këtë arsye, thotë deputeti shqiptar në Serbi, është e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të indentifikimit.

“Presheva, njejtë si komunat e tjera, meriton të identifikohet me emrin e vet, prandaj kam dorëzuar iniciativë për t’a paisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit.

Në komunën e Preshevës janë të regjistruar 12.387 automjete, ndërsa komuna e Preshevës ka 33.449 banorë rezident dhe gjithsej 59.024 banorë kur i shtohen edhe banorët jorezident.

Me këtë numër të banorëve dhe me këtë numër të veturave të regjistruara, është plotësisht e arsyeshme dhe e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të regjistrimit, dhe jo të mbajë ato të qytetit të Vranjës.

Presheva meriton trajtim të barabartë dhe simbolet e saj, përfshirë edhe tabelat e regjistrimit, të jenë të pranishme ashtu si në çdo komunë tjetër të Serbisë”, thotë Shaip Kamberi në një postim në Facebook.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?