Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Kosova & Rajoni

Deputeti shqiptar në Serbi mban premtimin, dy libra për shqiptarët dhe Kosovën, dhuratë për Vuçiç e Branbiç

6 Prill 2021, 18:03| Përditesimi: 6 Prill 2021, 18:11

  • Share

Dy libra për shqiptarët dhe Kosovën iu ka dhuruar sot krerëve të shtetit, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Librat i janë dhuruar kryeministres, Ana Brnabiç dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Sipas Kamberit, shpreson se ky libër do t`i shërbejë krerëve të shtetit serb në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime. Dy librat titullohen ‘Shqiptari imagjinar’ dhe ‘Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe’, të cilët janë shkruar nga autori Aleksandar Pavloviq.

“Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq ‘Shqiptari imagjinar’ dhe ‘Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit  në kulturën serbe’. Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX. Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime”, shkruan Kamberi.

 

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?