Deputeti shqiptar si Trump: OBSH gaboi, duhet ta shpallte pandeminë që në janar! Gratë më të forta për të mbijetuar në intubim

16 Prill 2020, 20:26| Përditesimi: 16 Prill 2020, 20:33

  • Share

TIRANË- Deputeti Enver Roshi ka fajësuar OBSH-në si shkaktare kryesore se përse COVID-19 ka marrë përmasa kaq të mëdha botërore, me argumentin se duhet ta kishin shpallur pandeminë shumë kohë më parë që shtete të merrnin masa. Në një intervistë për emisionin "Repolitix" në Report Tv, Roshi shprehet se që në fund janari apo në fillim shkurti COVID- 19 i kishte plotësuar kriteret për t'u shpallur pandemi.

''Mund të ketë pasur raste, por kjo mbetet hipotetike. Pasi s'ka patur të dhëna statistikore, por kemi patur edhe kulmin e epidemisë së gripit në atë periudhë. Ne nuk kemi të dhëna që ky virus të ketë ardhur para muajit mars në Shqipëri. OBSH ka qenë e vonuar në shpalljen e pandemisë globale. Që në fund janari apo në fillim shkurti duhet ta kishte shpallur dhe vendet do të merrnin masat për mospërhapjen. Covidi e plotësoi kriterin për pandemi, që në fund të janarit dhe fillimin e shkurtit. Shqipëria hyri herët në marrjen e masave në kohë. Sistemi shëndetësor të paktën nuk kaloi në kolaps. Shqipëria ka veçori të ndryshme. Shqipëria ka një popullatë relativisht të re. Kjo bën që ne të prekemi më pak për shkak të shpërndarjes moshore''-tha mjeku Roshi, e ndërsa më herët kritika për OBSH-në ka pasur edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Në cilësinë e mjekut epidemiolog,  Roshi shpjegoi edhe për momentet kur një pacient e ka të nevojshme t'i nënshtrohet intubimit, duke theksuar se femrat kanë forcë me të madhe për të mbijetuar.

''Pacientëve u matet niveli i oksigjenit në gjak. Kur bie nën 90 përqind tregon se trupi ka nevojë për oksigjen duhet futur në intubim. Duhet ruajtuar mbi nivelin 95 përqind e lart. Intubimi është aparati që ndihmon në këtë gjë. Femrat kanë forcë më të madhe për të mbijeruar. Një duhanpirës rrezikon më shumë. Diabeti, hipertensioni, mbipesha vështirëson daljen nga gjendja e reanimacionit të pacientit.

Mjeku Roshi i përgjigjet pyetjes lidhur me lirimin e masave ditët që vijnë, lirim i cili për të duhet të jetë në mënyrë të racionuar.

''Nëse masat lirohen virusi mund të dalë sërish, ne nuk përjashtohemi nga ky fakt. Rreziku ulet nëse ruajmë distancimin social. Progresioni i përhapjes është i madh nëse nuk ruajmë distancën. Po jap një situatë hipotetike nëse fillimi majit do ishte zero. Mund të hapej edhe tregjet. Ne jemi drejt uljes, por masat duhen të mbahen. Ky është shekulli i viruseve të reja apokaliptike. Pandemitë e tjera kanë qenë më të shkurtra në kohë. Ne na duhet të paktën fundi i majit dhe fillim qershori për të liruar pak masat", tha ai. 

Ndërkohë, sa i përket vaksinës, në parashikimin e tij ajo do të jetë gati në marsën e vitit të kaluar.

''Ka shumë përpjekje për vaksinën. Ne ishim të vonuar edhe për vaksinën. Një vaksinë për t'u prodhuar kërkon 1 vit e gjysmë. Dhe testimi kërkon kohë. Ndoshta nga marsi i vitit tjetër mund të kemi vaksinën gati. Besoj që kjo vaksinë që do të dali do të jetë në masën  90 përqind shpëtuese. Vaksina tjetër pas të parës prodhohet më lehtë se e ka kaluar fazën e parë.  Duhet të shihet edhe ana financuare e mjekëve, pasi ata po bëjnë një punë të vështirë''-e mbyll me këtë mesazh intervistën Roshi.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?