Politikë

Deputeti socialdemokrat gjerman për DW: Pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

13 Shtator 2019, 19:50| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 20:41

  • Share

Deputeti socialdemokrat Christian Petry, i tha Deutsche Welles, se partia  e tij është duke finalizuar kompromisin me kristiandemokratët dhe kristiansocialët. Sipas Petryt "po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 shtator të votojmë për një "Po, me kushte".

Në të njëjtën linjë, ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel tha se ku vendim do të vijë me kushte në çdo hap, për të arritur në hapin final, për shkak se Europa, BE është bërë gjithmonë e më e ngurtë.

"Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një dhuratë, bëhet fjalë për të marrë atë që na takon. Sigurisht nuk bëhet fjalë për ta mbyllur procesin, por bëhet fjalë për të hyrë në një fazë të re, me kushte në çdo hap, sepse i gjithë procesi është i kushtëzuar, duhet të përmbushësh gjithmonë disa kushte për të shkuar një hap më tutje, pastaj disa kushte të tjera, pastaj disa të tjera dhe llogaritë tregojnë se të gjithë vendet që kanë kaluar në këtë proces, i cili është bërë gjithmonë e më i vështirë, për shkak se Europa, BE është bërë gjithmonë e më e ngurtë dhe ka hyrë në vështirësi të reja me vetveten, iu është dashur të përmbushin qindra e qindra kushte", tha më herët Rama.

B.K./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?