Deputeti i Fierit Bujar Cela

Deputeti i PS hodhi foto duke shpërndarë leje legalizimi, habit KQZ, gjobit kreun e Kadastrës Lushnje me vetëm 1 500 lekë

14 Janar 2021, 13:20| Përditesimi: 14 Janar 2021, 13:47

  • Share

KQZ ka gjobitur kreun e Kadastrës Lushnje Arben Qalliu, me vetëm 1 500 lekë gjobë pasi deputeti i Fierit Bujar Cela ka shpërndarë leje legalizimi në prag të fushatës zgjedhore, ndonëse kjo ishte e ndaluar. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi të hënën seancën e parë dëgjimore, lidhur me denoncimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim se deputeti i Fierit Bujar Cela ka shpërndarë leje legalizimi në funksion të fushatës zgjedhore.

Celibashi i kërkoi kreut të Kadastrës Arben Qalliut të japë shpjegime për rrethanat, se përse një deputet shpërndan këto dokumente, por ai tha se nuk ka qenë në terren kur deputeti ka shpërndarë lejet.

Çela, kishte publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook disa foto me qytetarë të ndryshëm duke shpërndarë leje legalizimi të shtëpive të tyre në Njësinë Administrative Hyzgjokaj. 

Ndërkohë këtë të hënë, Lëvizja Socialiste për Integrim kallëzoi në SPAK zyrtarë të lartë të PS përfshirë kryeministrin Rama, ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryebashkiakët e Tiranës dhe Shijakut, Veliaj e Arbana  për shpërdorim të detyrës në funksion të fushatës elektorale. Më herët për këtë cështje, SPAK-ut i ishte drejtuar edhe Partia Demokratike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?