“8 dhjetori është një nga datat më të rëndësishme të kombit shqiptar. Shërbimi i studentëve të dhjetorit ndaj demokracisë i rëndësishëm”.
Kështu tha deputeti i PS Lavdrim Krashi në emisionin “Frontline” në Report TV.
Ndërsa nënvizoi se në politikë duhen njerëz më altruistë, Krashi tha se gjëra që në komunizëm nuk imagjinoheshin sot i kemi.
“Ka ardhur koha që në partitë politike duhen njerëz altruistë njerëz që e gjykojnë veten se janë në shërbim të popullit. Nëse një person ka qenë në kundërshtim me drejtësinë kjo s’do të thotë që personi tjetër do të jetë e njëjta gjë. Gjëra që as nuk imagjinoheshin para viteve sot i kemi”, tha Krashi.
Ai nënvizoi më tej se shumë studentë të dhjetorit e kanë gjetur veten në PS.
“Edhe ne do të festojmë patjetër. Nuk është e privatizuar nga PD. Ka shumë studentë të dhjetorit që e kanë gjetur veten në anën e PS. Ndoshta ishte presioni që ndikoi për ata që e kanë gjetur veten te PD”.
Lajmi kryesor:
8 dhjetori, Gonxhe: Sot jemi shumë më lart se çfarë imagjinonim! Dash Sula: Politika ka ardhur drejt degradimit! Burimi: Liria e fjalës, fitorja më e madhe e vendit
B.K//ReportTv.al