Këtë të dielë Pashke deputeti socialist Toni Gogu i është rikthyer pasionit të tij të hershëm, teksa ka zgjedhur të urojë ringjalljen e Krishtit për besimtarët duke lexuar disa vargje nga Bibla.
Në videomesazhin e postuar prej tij në rrjetet sociale, vihet re se Gogu urimin e tij e përcjell duke lexuar vargjet e librit të shenjtë.
Më herët Gogu ka shërbyer si pastor në një kishë në Tiranë, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në jetën politike në vend.
Besimtarët katolikë dhe protestantë në të gjithë botën kremtojnë sot Pashkën, festën e rëndësishme të kalendarit të krishterë. Pashka simbolizon ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit.
Lajmi kryesor:
Krishti u ngjall! Krerët e shtetit urojnë besimtarët katolikë për Pashkë
M.Q.//ReportTv.al