Deputeti ukrainas Alexey Goncharenko ka bërë një reagim në Twitter për trazirat në Kosovë duke treguar qëndrimin e tij. Sipas tij, Serbia po përpiqet të nisë një luftë në Kosovë dhe thotë se nëse kjo ndodh, Ukraina duhet të mbajë anën e “kosovarëve”.
“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali i Trojës i Putinit në Europë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko.
Sipas tij, Kosova po vjen në realitetin ku Ukraina jeton prej 5 muajsh.
“Realiteti në të cilin jeton gjithë Ukraina për 5 muaj erdhi në Kosovë. Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota t’i ndalonte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putini dhe të gjithë “aleatët” e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”, shkroi Goncharenko.
Lajmi kryesor:
Reciprociteti për mjetet e identifikimit dhe targat në Kosovë, tensione në Veri, serbët rikthejnë bllokadat! Kurti: Përgjegjës janë Vuçiç dhe Petkoviç
//ReportTv.al