Vasil Llajo

Politikë

Deputeti Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës së Qafë Botës: Letër zyrtare autoriteteve greke

14 Korrik, 22:28| Përditesimi: 14 Korrik, 22:32

  • Share

Deputeti i Qarkut të Vlorës, Vasil Llajo, ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme, duke kërkuar që Dogana e Qafë Botës – Mavromati të funksionojë me regjim 24-orësh. Iniciativa është shoqëruar me një letër zyrtare drejtuar Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Greqisë, Kyriakos Pierrakakis, dhe autoriteteve të tjera përkatëse.

Letra është firmosur gjithashtu nga përfaqësues të rëndësishëm vendorë të rajonit:

Oltion Çaçi, Kryetar i Bashkisë Sarandë,

Romeo Çakuli, Kryetar i Bashkisë Finiq,

Ergest Dule, Kryetar i Bashkisë Konispol,

Besmir Veliu, Kryetar i Bashkisë Delvinë,

Kristaq Kiço, Nënprefekt i Qarkut Vlorë.

Në letrën dërguar autoriteteve greke theksohet se:

Funksionimi aktual i doganës është i kufizuar dhe me vonesa të mëdha, duke shkaktuar radhë deri në tre orë nën temperatura të larta.

Ka vështirësi serioze për autoambulancat, mallrat dhe qytetarët, duke rrezikuar shëndetin dhe ekonominë ndërkufitare.

Çdo ndryshim i statusit të doganës përbën një hap pas, si për qytetarët shqiptarë ashtu edhe për pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek që lëvizin çdo ditë në të dy anët e kufirit.
Dogana e Qafë Botës është porta lidhëse më e afërt për shumë banorë të Bashkive të Sarandës, Finiqit, Konispolit dhe Delvinës me rajonin e Thesprotisë në Greqi.

Vendosja e një regjimi 24-orësh jo vetëm do të lehtësonte ndjeshëm qarkullimin, por do të kontribuonte në ruajtjen e jetës dhe gjallërinë ekonomike të fshatrave kufitarë që po përballen me shpopullim të vazhdueshëm.

Letra vë në dukje se nisma ka mbështetjen edhe të Kryetarit të Bashkisë Igumenicë, të Nënprefektit të Thesprotisë dhe të Këshillit Bashkiak të Filatit, duke u bërë kështu një kërkesë e përbashkët ndërkufitare.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?