Deputetit Mahmutaj pjesë e ‘Rithemelimit’ iu konfiskua pasuria, Berisha: GJKKO veproi në ditë pushimi

3 Maj 2022, 17:55| Përditesimi: 3 Maj 2022, 19:57

  • Share

 

I pyetur lidhur me vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurisë së deputeit Kasem Mahmutaj i cili është bërë pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Berisha tha se GJKKO veproi në ditë pushimi. Por në fakt, theksojmë që vendimi është marrë më 22 prill, por është bërë publik ditën e sotme.

“Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar dhe ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë. Bëhet fiks fill pas kuvendit dhe në një ditë pushimi, por duke qenë e qartë se skapi është i partisë, siç e tha Rama ne do ndjekim me vëmendje çdo zhvillim natyrisht jemi për zbatimin e ligjit”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha zyrtarisht kandidat për kreun e PD: SHBA s'na cakton kryetarin! GJKKO veproi në ditë pushimi t'i konfiskonte pasurinë Kasem Mahmutajt...por ja e vërteta


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?