Inxhinierët do të kenë të njëjtin status si kolegët e tyre në të gjithë Evropën. Urdhri i Inxhinierit, aktualisht i parashikuar në projektligj, shumë shpejt do të kaloj në Kuvend. Propozuesja e këtij urdhri, Luljeta Bozo, tregon benefitet kryesore që do të kenë inxhinierët, pjesë e këtij grupi, sapo ligji të marrë formë.
"Pjesëtari i këtij grupi e ka rrugën e hapur të punoj kudo në Evropë pa pasur nevojën e konvertimit të diplomave apo dhënie provimi pasi jemi në të njëjtin nivel. Garanton publikun, shtet apo privat se inxhinieri që ka emrin në regjistrin elektronik të urdhrit është i aftë të kryej detyrën si profesionist pa shkelur rregullat teknike, etiko-morale dhe rregullat juridike", tha Bozo.
Më në fund, inxhinierët do të jenë të mbrojtur. Punëdhënësi nuk mund ta pushoj dot nga puna nëse nuk plotësohen kushtet. Urdhri ka parashikuar edhe ankim për shkelësit.
"Mbron inxhinierin nga çdo ndërhyrje e paligjshme. Domethënë nuk ka të drejtë asnjeri të pushoj një inxhinier në qoftë se ai nuk ka shkelur as rregullat teknike, as etiko-morale, as juridike, nuk e pushon dot njeri. Për ata që i shkelin këto rregullat ka edhe këshill disiplinor që është me dy shkallë, e ankimon, ka këshill ankimor. Këshilli ankimor mund t’i japë të drejtë disiplinorit dhe nëse i dënuari nuk është dakord e çon në gjykatë dhe ajo jep vendimin përfundimtar", tha Bozo.
Detyrë e Urdhrit të Inxhinierit është edhe përditësimi i pjesëtarëve të tij me të gjitha të rejat e shkencës së inxhinierisë.
"Urdhri e ka detyrim ligjor që një herë në vit të përditësoj inxhinierët, të informoj grupet e inxhinierëve që janë të përafërta me profesionet për të gjitha të rejat që ka arritur shkenca, teknika, teknologjia materiale, metodat numerike, etj. Dhe këtë informacion e ka falas", tha Bozo.
Sipas Bozos, Urdhri i Inxhinierit do të rregullojë këtë profesion në çdo drejtim, duke nisur nga statusi e të drejtat e inxhinierëve, te kodi etik, licencimi, përgjegjësitë për shkaktimin e dëmeve, e deri te masat disiplinore. Shqipëria është ndër të paktat vende që nuk e ka një urdhër të tillë, ndërkohë që drafti i parë për këtë qëllim është hartuar para 13 vitesh, por nuk ka mundur të kaloj. Ai është edhe një prej kushteve të vendosura për t’u plotësuar nga BE.
Dhe te mendosh qe nje "spiun" qe sigurimi e degjeneroi ne te ri e ne te vjeter, ndersa kasten kleptokrate te mafies se kuqe, sic kjo mizerja se bashku me te ngjashmin e saj Rama, rrine e vegjetojne!
Përgjigju