Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç, edhe pse e pranoi fajin për agresionin në Kosovë, vazhdon të mbetet i lirë në Serbi.
Ajo gjithashtu thekson faktin se që nga ajo periudhë kohore Serbia nuk ishte përballur me asnjë pasojë.
“Tashmë kemi dy javë që kur Radojiçiç e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie. Ai mbetet i lirë në Serbi. Nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie – një akt i qartë përshkallëzimi”, ka shkruar ajo në platformën sociale, X.