Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka dhënë një përgjigje të fortë ambasadorit të SHBA-ve në Serbi Christopher Hill, pas mbajtjes së stërvitjes së forcave amerikane me ato serbe, të quajtur “Platinum Wolf”.
Ajo shkroi se Serbia ka marrëdhënie me Rusinë dhe po mban peng ileagalisht 3 policë të Kosovës.
“Kosova, një aleate demokratike e denoncuar dhe e dënuar”, nis teksti i saj.
“Më mirë ‘Platinum Wolf’, një ushtrim i përbashkët me një vend që ka nënshkruar marrëveshje të politikës së jashtme me Rusinë, si ripërtëritje pas pushimit të paligjshëm të Ukrainës dhe aktualisht është duke i mbajtur ilegalisht tre policë kosovarë”, ka shkruar Kearns, përcjell KlanKosova.
Gjatë ditës ambasadori Hill është shprehur tejet i kënaqur me zhvillimin e stërvitjes së përbashkët me forcat serbe.
Kujtojmë se ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se stërvitjet e përbashkëta si Platinum Wolf e forcojnë partneritetin midis ShBA-së dhe Serbisë, si dhe e sigurojnë paqen në mbarë botën.