Mimoza Kusari Lila

Deputetja e Kosovës diagnostikohet me kancer gjiri

8 Nëntor, 14:51| Përditesimi: 8 Nëntor, 14:54

  • Share

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se tri javë më parë u diagnostikua me kancer të gjirit gjatë një kontrolli rutinë.

Lila ka treguar se pas diagnostikimit vendosi të kryente një operacion në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në mesazhin e saj, ajo ka falënderuar veçanërisht mjekët dhe infermierët që e ndihmuan gjatë këtij procesi të vështirë.

Politikania i ka drejtuar një apel të gjitha grave dhe vajzave që të kryejnë kontrollet e rregullta për kancerin e gjirit.

“Detektimi i hershëm shpëton jetë,” ka shkruar ajo, duke shtuar se falë këtij zbulimi të hershëm, trajtimi i saj ishte më i lehtë dhe më efektiv.

Kusari Lila përmbylli postimin e saj me një mesazh falenderimi për të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetëse, duke uruar shëndet dhe dashuri për të gjithë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 11/11/2024 19:19

    Forca Mimoza, do ia dalesh me sukses kesaj sfide.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?