Mesila Doda, kandidate në listën e Aleancës Madhështore

Politikë

Deputetja listës së PD i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT: Më risollën besimin te mjekësia publike

26 Prill, 10:55| Përditesimi: 26 Prill, 13:04

  • Share

Deputetja e listës së mbyllur të 'Aleancës Madhështore', përfaqësuese e PDIU-së, Mesila Doda, ka postuar në rrjetet e saj sociale një foto nga QSUT.

Doda njofton se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ajo falënderon stafin e mjekëve dhe është shprehur se është ndjerë sikur të ishte shtruar në një strukturë spitalore europiane.

“Sot, pas një ndërhyrjeje në QSUT, falënderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij: dr. Drini Shehu, dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve që sot më risollën besimin te mjekësia publike në Shqipëri. Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë europiane. Faleminderit nga zemra!!!”, ka shkruar Doda.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 26/04/2025 14:17

    Ja bone reklamen shendetsis falas .ishalla Ste Meer inot sala

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 26/04/2025 11:07

    Shyqyr moj qe e pranon qe gjendja ne spitale nuk eshte si llomotitni gjithe diten. Ky eshte ndryshimi qe PS ka nga koha kur qeverisnit ju te pd .Fitore Shqiperia 2030.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?