Kronikë

Deputetja e opozitës parlamentare humb nënën e saj: Do më mungosh gjithë jetën

13 Janar 2020, 08:26| Përditesimi: 13 Janar 2020, 08:28

  • Share

Një lajm i hidhur ka ardhur mëngjesin e sotëm nga deputetja e opozitës paralmentare, e dalë nga listat e LSI, Elda Hoti. Ajo ka njoftuar se ka humbur njeriun më të shtrenjtë, nënë e saj.

Deputetja shprehet mirënjohëse dhe me fat për dashurinë që ka marrë nga e ëma, për të cilën ka shkruar edhe një dedikim prekës.

" Pse m'do fort, se je nana ime. Pse t'du fort, se jam vajza jote. Këtë ma mësove që të vogël dhe e thonim bashkë gjithmonë. Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkedhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qënë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qënë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qënë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime. Do më mungosh gjithë jetën nana ime!" shkruan Elda Hoti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?