Me ironi ka reaguar ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo për largimin nga LSI-ja të Ediola Brahës. Ai shkruan se largimi i saj nuk është kurrsesi një tregues se LSI po shkërmoqjes, pasi Braha ka qenë gjithnjë pjesë e PS, tani thjesht është zyrtarizuar.
“Po ç’na bëre more Bledi!? Po si na e bëre këtë o Bledi!? Po si na e more o Bledi!? Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!? Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!?
Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor? Mos more Bledi çfarë na bëre! Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare! Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill. Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës”, shkruan Tavo.
Postimi i plotë i Vangjel Tavos
Lajmi kryesor:
S'ndalet 'hemoragjia', deputetja e opozitës në Kuvend i bashkohet PS! Vangjel Tavo: Ishte e juaja me kohë! Bledi Çuçi: Sa të paska dhembur
B.K./ReportTv.al