Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u paraqit këtë të martë në SPAK, aty ku është paditur për shpifje nga shoqëria “3P Life Logistic”, që ka fituar koncensionin e Check Up.
Në seancën e parë, Vokshi nuk u paraqit, ndërsa kjo seancë u shty sërish për shkak se mungonte një prokurë e posaçme e biznesmenes Vilma Nushi ndaj avokatëve për t’i dhënë tagrat e përfaqësimit edhe për seancën e pajtimit.
Pas daljes nga gjykata Albana Vokshi, e cila u padit për shpifje në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor për koncensionet në shëndetësi deklaroi se do te vijonte denoncimet ndaj Vilma Nushit. Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, saç ka akuzuar Vokshi.
Komente

Gruaja Albana Vokshi me fytyr burri tē shēmtuar ēshtē kryehajdutja e partis antishqiptare partis wc pd.
Përgjigju