Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto në rrjete sociale nga një takim i zhvilluar në Krujë, ku ndodhet edhe deputetja e PD, Merita Bakiu. Përmes një postimi në rrjete sociale, ish-lideri demokrat u shpreh se në këtë takim është diskutuar mbi krizën që po kalon PD, ndërsa shton se të pranishmit, duke nisur nga deputetja Merita Bakiu deri te drejtuesit e FRPD-së, mbështetën nismën e quajtur 'Foltore'. Por deputetja e PD, Merita Bakiu, ka zbuluar mashtrimin e Berishës duke thënë se është e parimit “Një parti, një Kuvend”.
“Të dashur miq, sot në Kruje u takuam për një kafe dhe bisedë të përzemërt me demokratë dhe demokrate të Krujës drejtues të degës veprimtarë të shquar, themelues të Partisë Demokratike, deputeten e PD Zj Merita Bakiu, ish-deputetë dhe ish-drejtues të qeverisë vendore, bashkisë dhe rrethit, Sulejman Xhixha, Ylli Lamaj, Shkëlzen Hoxha drejtues të FRPD dhe LDG. Në takim u diskutua mbi krizën që po kalon Partia Demokratike si dhe u shpreh mbështetje e fortë për Foltoren, moton e saj për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rreth 2/3 e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Krujës kanë firmosur formularin me kërkesën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, të tjerë vazhdojnë të firmosin. Mirënjohje të thellë për demokratet dhe demokratët krutanë! Rroftë Kruja”.-shkruan Berisha.
Ndërsa Bakiu shprehet: "Përtej çdo keqpërdorimi dhe tentativë për përçarje! Si demokrate dhe krutane, nuk kam refuzuar dhe nuk do të refuzoj kurrë ftesën për kafe apo vizitë të asnjë demokrati. Mikëpritja është virtyt i çdo krutani. Këtë kam bërë edhe sot kur ka ardhur për kafe z. Berisha. Kam theksuar në takimin miqësor me demokratët nevojën që të përqëndrojmë betejën ndaj regjimit të Edi Ramës, të jemi të gjithë bashkë dhe pa ndasi. Për këtë arsye, duhet të ecim së bashku me parimin “Një parti, një Kuvend”. Dita e Kuvendit Kombëtar sipas statutit te PD është ditë e madhe bashkimi e çdo demokrati. Të gjithë bashkë jemi më të fortë kundër regjimit të Edi Ramës. Betejën e kemi vetëm me të.
Foto nga takimi
Kujtojmë se në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha janë disa deputetë të Partisë Demokratike, duke nisur nga Flamur Noka, Edi Paloka, Tomorr Alizoti, Aldo Bumçi, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.
Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me 71 kryetarët, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.
Dje, duke iu përgjigjur akuzave të Bashës nga 'Foltorja' e Librazhdit se firmat për Kuvendin Kombëtar po ja mbledhin kriminelët, Berisha tha se në rrjetet sociale të tij ka shumë se të gjithë denoncime për Suel Çelën, ndërsa shtoi Basha përmes telefonatave i kërkonte të mos ja përmendë emrin. Berisha tha se nuk ndikohej nga kryetari i selisë blu. Sa i përket firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, Berisha tha se numri nga 4200 firma po shkon drejt 5000, por nuk i publikon ato pasi ruan privatësinë duke qenë se ka të dhëna personale
Deputetja e PD, Merita Bakiu, ka përgenjeshtruar ish-kryeministrin Sali Berisha se i është bashkuar 'Foltores' së tij. Për fotot e publikuara nga Berisha, ku edhe ajo është pjesë e një mbledhje në Krujë me ish-kryeministrin, Bakiu shprehet se ishte një vizitë dhe ajo nuk i refuzon ftesat e asnjë demokrati. Më tej ajo thekson se ecën me parimin “Një parti, një Kuvend”.
"Përtej çdo keqpërdorimi dhe tentativë për përçarje! Si demokrate dhe krutane, nuk kam refuzuar dhe nuk do të refuzoj kurrë ftesën për kafe apo vizitë të asnjë demokrati. Mikëpritja është virtyt i çdo krutani. Këtë kam bërë edhe sot kur ka ardhur për kafe z. Berisha. Kam theksuar në takimin miqësor me demokratët nevojën që të përqëndrojmë betejën ndaj regjimit të Edi Ramës, të jemi të gjithë bashkë dhe pa ndasi. Për këtë arsye, duhet të ecim së bashku me parimin “Një parti, një Kuvend”. Dita e Kuvendit Kombëtar sipas statutit te PD është ditë e madhe bashkimi e çdo demokrati. Të gjithë bashkë jemi më të fortë kundër regjimit të Edi Ramës. Betejën e kemi vetëm me të."-shkruan Bakiu në rrjete sociale.